Kuvendi t’i shpallë nul të gjitha aket juridike millosheviçiane – edhe vendimin për kishën në UP

Politika

Kuvendi t’i shpallë nul të gjitha aket juridike millosheviçiane – edhe vendimin për kishën në UP

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 12 dhjetor 2021 Në ora: 22:21
Kisha serbe

Nga Serbia- regjimi i Millosheviçit, janë nxjerrur ligje dhe akte të shumta juridike dhe administrative në dëm të shqiptarëve, qoftë në kuptimin e segregacionit, dhe të tjera.

Një vendim i paligjshëm është nxjerrë edhe nga Universiteti i Prishtinës, i cili ia kanë mundësuar Kishës Ortodokse Serbe ndërtimin e një objekti kishtar, në oborrin e tij, që mbet i papërfunduar para luftës.

Kisha Ortodokse Serbe ka qenë mbështetësja kryesore e krmeve serbe ndaj shqiptarëve në më shumë se dy shekuj. Ajo mban përgjegjësinë për motivimin e të gjitha krimeve ndaj shqiptarëve, përfshirë masakrat deri në gjenocid, shpopullimin e shqiptarëve në territoret që sot i mban Serbia dhe në asmilimin e drejtëpërdrejt të shqiptarëve ortodoks në serb.

Gjykatës që favorizojnë aktet millosheviqiane

Edhe vetë objekti i ndërtuar për qëllime kishtare në oborrin e UP-së, është përdorur për krime ndaj shqiptarëve gjatë luftës. Si i tille i ndërtuar edhe nga simboli i dhunës ndaj shqiptarëve Millosheviçi, është e papranueshme lejimi i kësaj paligjshmërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat