“Lista serbe”, të çarmatoset nga mundësitë e sabotimit të Kosovës dhe të komunitetit serb

Politika

“Lista serbe”, të çarmatoset nga mundësitë e sabotimit të Kosovës dhe të komunitetit serb

Nga: A.Z Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:12
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq

Lista serbe në Kosovë është shumë më e rrezikshme se një organizim kriminal, që mund ta mendojnë njerëzit.

Madje sipas kësaj teze të një komentatori të zhvillimeve, ajo është më e rrezikshme edhe se vet grupi ndërkombëtar serb i krimit të organizuar me seli në veri, që u shpall non grata nga SHBA-të.

Futja në listë të zezë nga SHBA-të nënkupton se prona e atyre kriminelëve bllokohet dhe pos zyrtarëve amerikanë edhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

SHBA-të e quajtën grupi ndërkombëtar i krimit të organizuar në krye me Zvonko Veselinoviçin, i cili veç tjerash është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zvonko Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic (Zharko), Milan Radojçiq, Marko Rosic Rosic, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vulovic, Milan Mihajloviç, Miljan Radisavljevic (Miljan), Miljojko Radisavljevic (Miljojko), Radovan Radiç (Radic), Sinisha Nedeljkovic (Nedeljkovic) dhe Radule Stevic (Stevic).

Analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se nga këndvështrimi kushtetues një organizatë politike si Lista serbe, është më e rrezikshme se një organizim kriminal, sepse ka ndikuar ‘në dezintegrimin kolektiv të komunitetit serb të Kosovës’.

Image
Leon Duhanaj

“Çështja e aktiviteteve kriminale nga kushdo qoftë, nuk mendoj që mund të trajtohet si e tillë, që të konkludohet si mundësi për ta ndaluar aktivitetin politik të një subjekti të tërë. Për mendimin tim, shikuar nga këndvështrimi shtetëror kushtetues një organizatë, qoftë politike, ekonomike apo edhe tjetër, e cila bie në kundërshtim me kushtetutshmërinë e vendit, është shumë më e dëmshme dhe shumë më e rrezikshme se sa një organizim kriminal. Në këtë kontekst do thoja se subjekti “Lista Serbska”: ka qenë dhe mbetet subjekt antikushtetues, e cila në radhë të parë ka ndikuar në dezintegrimin kolektiv të komunitetit serb të Kosovës, duke përdorur metoda kërcënuese e shantazhuese ndaj tyre”, thotë Duhanaj, që merret me komentime politike.

Tutje ka theksuar se të ndalohen aktivitetet politike, të cilat janë antikushtetuese, është e vështirë të ndodhë.

“Kjo listë asnjëherë nuk ka shprehur gatishmërinë për të qenë bashkëpunuese me institucionet e shtetit, por vazhdimisht e ka keqpërdorur pozitën e sajë për t’i shtyrë përpara agjendat e Beogradit karshi Kosovës. E udhës dhe e drejtë do të ishte që aktiviteti politik i saj t’i ndalohet për shkak të antikushtetutshmërisë së sajë, por a është një gjë e tillë tani e realizueshme - dyshoj shumë, pasi që kombinacionet politike në vend dhe më gjerë nuk japin hapësirë për ndonjë vendim të tillë”, shtoi Duhanaj.

Sipas tij me organizimet kriminale duhet të merren prokurorët, policia dhe gjykata, ndërsa subjekti “Lista serbe” duhet të çarmatoset nga mundësitë e sabotimit të komunitetit serb, dhe Kosovës.

“Në këtë pikë nuk duhet harruar fakti që edhe subjekti Vetëvendosje që sot udhëheq me vendin, ka pas mjaftueshëm aktivitete në të kaluarën, që kanë rënë ndesh me Kushtetutën e vendit, por ja që sot ka ndryshuar dhe po qeveris me të njëjtin shtet që s’e donin, me të njëjtën Kushtetutë, me të njëjtat simbole “lara, lara”. Në këtë kontekst do thosha, se është mirë që për gjëra si organizimi kriminal të merren prokuroritë, policia dhe gjykatat, ndërsa segmenti politik, të konsolidohet në unitet dhe të kërkojë zgjidhje për problemet vitale që ka shteti. Subjektin Lista serbe, duhet çarmatosë nga fuqia për ta sabotuar në radhë të parë komuniteti serb, e më pastaj edhe Kosova”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat