Duhanaj: Vuçiqi të zgjedhë mes dy rrugëve

Politika

Duhanaj: Vuçiqi të zgjedhë mes dy rrugëve

Nga: A.M. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:33
Aleksandër Vuçiqi

Në Shqipëri, ditë më parë u mbajt takimi i radhës për “Ballkanin e hapur”.

Liderët e “Ballkanit të Hapur”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq folën para mediave.

Lidhur me deklaratat e tyre, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ku ka thënë se Vuçiqi i saboton temat që kanë të bëjnë me politikën, posaçërisht në rastin e Kosovës.

“Përderisa Rama e sheh integrimin e tillë si një mundësi për shqiptarët të jetojnë në një hapësirë pa kufij, ku do të mund të organizonin zhvillim kolektiv ekonomik e kulturor si një masë e domosdoshme dhe progresive karshi interesave kombëtare. Në anën tjetër, kemi Presidentin e Serbisë, Vuçiq, i cili nga njëra anë është bashkëpunues në ketë kauzë për sa u përket çështjeve dhe temave ekonomike ku ka edhe interes të madh, në anën tjetër saboton dhe kundërshton temat me karakter politik, ndër të cilat është edhe njohja e realitetit me Kosovën, duke hezituar kështu ta njoh Kosovën si anëtare të barabartë”, ka shpjeguar ai.

Po ashtu, ai ka vlerësuar se Vuçiqi duhet të zgjedhë mes këtyre dy rrugëve.

“Për ketë arsye, konsideroj që z. Vuçiq, duhet të zgjedhë ose rrugën e integrimit evropiane, ose të deklarohet hapur kundër këtij, sepse në të dyja rrugët është e pamundur më qenë akter i respektuar”, ka deklaruar Duhanaj.

Ndryshe, në këtë takim ishte pjesëmarrës edhe kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat