“Thumbi” i Përparim Ramës ndaj Isa Mustafës/ Analisti tregon mesazhin që deshi të jepte kreu i Prishtinës

Politika

“Thumbi” i Përparim Ramës ndaj Isa Mustafës/ Analisti tregon mesazhin që deshi të jepte kreu i Prishtinës

Nga: A.Z Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:09
Përparim Rama

Kryetari i sapozgjedhur i kryeqytetit Përparim Rama, mendon se Isa Mustafa, ish kryetar i LDK-së është “këngëtar”. “Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, tha Rama duke qeshur në një emision televiziv.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që Përparim Rama ironizon me ish kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këto deklarata të njëpasnjëshme i ka komentuar edhe analisti politik Leon Duhanaj, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Rama çdo herë përgjigjet me sarkazmë kur pyetet për personalitetet që kanë qenë akterë të politikës në këtë komunë.

Image
Leon Duhanaj

“E kam vërejtur që kryetari i ri i Prishtinës z. Përparim Rama, kur pyetet rreth personaliteteve të ndryshme të cilët kanë qenë akter të politikës në komunën e Prishtinës, përgjigjet me sarkazmë e cila le hapësirë interpretimesh të ndryshme. Nuk mund ta themi me saktësi se në ç'cilësi e mendon ai ketë formë të diskursit qoftë ndaj z. Mustafa, qoftë ndaj Ahmetit kryetarit paraprak, për të cilin po ashtu tha se do ta ftoja si mysafir në ndonjë eveniment, duke iu përgjigjur pyetjes se a do ta ftonte për ndonjë këshillë”, tha ai.

Sipas tij, Rama ka për qëllim që të koncentrohet në punën e tij, dhe të mos merret me temat e politikës ditore, andaj edhe kriteri i vlerësimit duhet të bazohet mbi rezultatet e punës që ai bënë.

“Ndoshta kjo mënyrë e të shprehurit, ka të bëj me atë që z. Rama, dhe unë po mendoj që nuk dëshiron apo do t'u ikë bisedave rreth emrave të përjetshëm, për t'u koncentruar ekskluzivisht në punën e tij si kryetar i Prishtinës. E mira kishte me qenë kjo, që ai siç e ka thënë edhe vetë, që nuk dëshiron e as synon të merret me temat e politikës ditore, por të koncentrohet në punët dhe angazhimet e tij rreth qeverisjes me Prishtinën. Mendoj se edhe kriteri i vlerësimit, qoftë pozitiv, qoftë negativ për të, do të duhej bazuar ekskluzivisht mbi rezultatet e punës së tij, e cila me pastaj do fletë vetë. As nuk do ta mbrojë, nëse ai nuk arrin të tregoj performancë të mirë, por as nuk do ta ndëshkojë, nëse e bën punën e duhur me Prishtinën”, shtoi Duhanaj.

Ndryshe, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit ka pyetur me shaka se “Cili është Isa Mustafa?”. “Është në muajin e mjaltit. Le të fillojë të punojë”, tha Mustafa, duke komentuar deklaratën e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat