Thaçi e Mustafa refuzuan ofertën për rimëkëmbjen e Termocentralit Kosova A/ Kadriaj: ky rast tregon për nivelin qeverisës në vend

Politika

Thaçi e Mustafa refuzuan ofertën për rimëkëmbjen e Termocentralit Kosova A/ Kadriaj: ky rast tregon për nivelin qeverisës në vend

Nga: A.Z Më: 4 janar 2022 Në ora: 21:39
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Në vitin 2015 Avni Kurshumliu, përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger, e cila ka ofertuar që ta rimëkëmbë termocentralin Kosova A së bashku me disa nga blloqet e saj prodhuese, për publikun e gjerë kishte bërë të ditur se kabineti qeveritar (Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi) nuk e kishin marrë shumë seriozisht ofertën e kësaj kompanie.

Ai që në vitin 2015 kishte bërë të ditur se ishte kryer studimi financiar dhe kishte treguar se cila është shifra e ofruar nga kjo kompani.

“Oferta është komplet 800 milionë euro, kurse qeveria duhet të sigurojë 300 milionë euro. Kosova do të ketë mungesa të energjisë, nëse nuk rindërtohet Kosova A dhe nuk fillohet ndërtimi i Kosovës së Re”., kishte thënë dhe argumentuar që në vitin 2015 z. Kurshumliu.

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka folur me njohësin e çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj, i cili ka potencuar se organet kompetente janë ato që vendosin se a ka vend për tu hetuar.

Por, ai rikujtoi se Kosova po vazhdon të ndodhet në krizë energjetike.

Image
Mustafë Kadriaj

“Se sa ka vend për tu hetuar janë organet kompetente, por e rëndësishme është se ka ikur si investim. Pra, edhe nëse nuk ka vend për hetim, ky rast tregon për nivelin qeverisës në vend, që po vazhdon si në qeveritë e kaluara. Edhe qeveria Kurti po i refuzon investimet kapitale si rasti i gazit. Pra, Kosovës po i servohen Qeveri në bazë të performancës së tyre, që të ngrisin dyshime se për kënd punojnë këto Qeveri, pra mund të punojnë për çdo kënd, por më së paku për qytetarin dhe perspektivën e Kosovës me ose pa dijen e tyre”, deklaron Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat