Alarmi i Joseph, rrezik i madh për shqiptarët!

Politika

Alarmi i Joseph, rrezik i madh për shqiptarët!

Nga: A.Z Më: 5 janar 2022 Në ora: 22:22
Edëard Joseph

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Uashington, Edëard Joseph, vlerëson se afrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është “i shëndetshëm”.

Ai thotë se duhet përkujtuar se “një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas”.

“Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike. Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm”, thotë Joseph.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Serbia si dote e zgjatur Ruse, për më shumë se 10 vite, ka shkaktuar luftëra të përgjakshme përfshirë edhe në Kosovë, andaj sipas Qarrit, Joseph ka të drejtë se afrimi i Ramës dhe Vuçiqit është shumë i rrezikshëm.

“Në fakt Serbia, si dorë e zgjatur e Rusisë, jo vetëm që njihet qysh nga vitet 1912 si nxitëse e luftërave në Ballkan, por me 1914, ajo shkaktoi edhe Luftën e Parë Botërore, ndërsa në vitet e 90-ta, kreu agresion të drejtpërdrejtë në disa republika të ish federatës jugosllave dhe për mese dhjet vite me radhë ka shkaktuar luftërat më të përgjakshme për gllabërim të territoreve me dhunë, që nga Kroacia e Bosnjë Hercegovina, deri në Kosovë. Ndaj dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, me të drejtë vlerëson se afrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, jo vetëm që nuk është “i shëndetshëm”, siç shprehet profesori Joseph, por edhe shumë i paprecedent dhe tejet i rrezikshëm, kur të kihet parasysh fakti se Vuçiqi ishte ministër i informimit në qeverinë e kasapit të Ballkanit, kriminelit Sllobodan Millosheviq, mu në kohën e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia fashiste”, tha ai.

Image
Gani Qarri

Tutje u shpreh se shtetin Serb po e bëjnë edhe më agresor faktorët siç janë, qëndrimet e saj agresive kundër Kosovës, armatorja me armët ruse, madje edhe përpjekjet për aneksimin e “Republikes Srpska”.

“Për aq më tepër, Serbia me qëndrimet e saj agresive kundër Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, kooketimi publik i saj me Rusinë e Kinën, armatosja e pareshtur me armët më moderne ruse, si dhe përpjekjet për aneksimin e të ashtuquajturës “Republika srpska” që përfshin mbi gjysmën e territorit të Bosnjës, tendencat për gllabërimin me forcë të Veriut të Kosovës, e cila vetëm disa muaj më parë, vendosi edhe forcat e ushtrisë në pozicione lufte, në kufijtë e Kosovës etj, e bëjnë edhe sot këtë shtet agresor e hegjemonist, faktor të rrezikshëm destabiliteti në gjithë rajonin”, shtoi ai,

Më tej ka theksuar se gjendja e shpërndarë e shqiptarëve dhe serbëve nuk është e njëjtë, sepse 50 % e shqiptarëtve gjenden jashtë kufijve, ndërsa, serbët janë vetëm 80% që jetojnë në Serbi, e që nga ta vetëm 10-15% jetojnë jashtë.

“Ndaj me gjithë lehtësinë, që profesori përdorë në analogjinë e krijimit të dy shteteve etnike, gjendja e shqiptarëve të ndarë në pesë-gjashtë shtete të rajonit, ku mbi 50% e territoreve dhe popullsisë shqiptare, gjenden jashtë kufijve të shtetit amë, nuk është e njëjtë me atë të serbëve, të cilët mbi 80 % e tyre jetojnë në Serbi dhe vetëm 10-15% jetojnë jashtë shtetit të vet amë, kryesisht në Bosnjë e Hercegovinë. Për aq më tepër, profesori Joseph e di më mirë se shumë kush tjetër, që Kosova, qysh nga vitit 1999, përfaqëson një eksperiment të politikës ndërkombëtare, ku bëhet kryqëzimi i shpatave lindje-perëndim dhe se Rusia nuk na shfaqet, këtu për herë të parë, si surprizë, por ajo përdorë Kosovën si eksperiment, ndaj politikës ndërkombëtare, duke mbështetur hapur Serbinë dhe nxitur atë pareshtur, për agresione të reja, mbi vendet tjera në rajon”, është shprehur Qarri.

Qarri ka shtuar se përderisa nga shqiptarët bashkimi kombëtar shihet si alternativë paqësore në Ballkanin Perëndimor, Serbia synon gllabërimin e territoreve të huaja, andaj serbët paskan të drejtë të rritehn në dëm të shteteve të tjera, dhe kështu për të krijuar një Serbi të madhe

“E kjo më së miri vërehet në tendencat e hapura serbe, për ndarjen dhe shkatërrimin e shtetit të Bosnjë Hercegovinës, si dhe gllabërimin e veriut të Kosovës, ndaj përderisa shqiptarët bashkimin kombëtar, e shohin si alternativë paqësore, për qetësi afatgjate dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, Serbia synon me çdo kusht, përfshi edhe dhunën, për gllabërimin e territoreve të huaja, shumë larg dhe përtej tokave ku jetojnë serbët. Kështu që nëse serbët të cilët, ka mese një shekull, që mbajnë edhe popuj e toka të huaja nën pushtim, paskan të drejtë të rriten e zgjerohen edhe më tej, në dëm të shteteve tjera, për ta krijuar një Serbi edhe më të madhe, atëherë edhe shqiptarëve, të cilët kurrë nuk kanë pushtuar kënd, as nuk mbajnë popuj dhe toka të huaja në okupim, duhet tu pranohet e drejta për bashkim, jo siç thuhet pa të drejtë, për Shqipërinë e Madhe, por për bashkimin e trojeve të tyre kombëtare, krijimin e shtetit të njësuar shqiptar dhe Shqipërinë Etnike”, tha ai.

Sipas Qarrit, tregu ekonomik rajonal për Kosovën është shumë i rrezikshëm, sepse vije për dominim politik të Serbisë mbi vendet fqinje.

“Prandaj tregu i ashtuquajtur ekonomik rajonal, jo vetëm që nuk është fare i dobishëm, por sidomos për Kosovën, ai është edhe shumë i rrezikshëm, që vije si hapi i parë për dominimin ekonomik e pse jo edhe politik të Serbisë hegjemoniste mbi vendet fqinje, për të krijuar bazamentet, për agresion të hapur dhe okupimin praktik të pjesëve më të pasura e vitale, dhe bashkimin e tyre Serbisë së Madhe, të kamufluar tanimë edhe si "botë serbe”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat