A është Erdogani arsyeja pse po a braktisë perëndimi? Duhanaj: Jemi me fat që kemi SHBA-në në krahun tonë

Politika

A është Erdogani arsyeja pse po a braktisë perëndimi? Duhanaj: Jemi me fat që kemi SHBA-në në krahun tonë

Nga: A.Z Më: 10 janar 2022 Në ora: 13:07
Erdogan

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se Turqia po vazhdon të ndjekë zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë. 

Teksa ka rikujtuar deklaratën e fundit të ministrit turk të Mbrojtjes, profesori Ben-Meir ka paralajmëruar se të qenit pranë regjimit të Erdoganit do të dëmtojë perspektivën e Kosovës dhe Bosnjës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se arsyeja pse na braktis perëndimi, është problem indentitar i shqiptarëve, siç është rasti me shqiptarët e Maqedonisë, Luginës apo Shqipërisë. 

“Për t'iu përgjigjur me mirë pyetjes, apo për ta kuptuar me mirë kontekstin, do ta shtroja pyetjen e cila shpesh po përsëritet; pse po na braktis perëndimi? Qoftë me mbështetje, qoftë me liberalizim vizash. Apo dhe pse shumica e fuqive perëndimore na braktisen edhe para një shekulli? Për mendimin tim, çelësi i përgjigjes qëndron tek problemi identitarë, i një numri të madh shqiptarësh, e mos të flasim për popullin boshnjak, i cili është pa identitet fare. Tek shqiptarët, kemi një dukuri të shëmtuar e cila në masë të madhe po rritet, ku për fatkeqësi, kemi identifikim me fenë në këmbim me identitetin kombëtar, shih shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginë, Kosovë, Shqipëri e besa edhe në Diasporë, të cilët sot kanë një huti rreth përkatësisë identitare dhe përballem me pyetjen; "jam me parë shqiptarë, apo mysliman"?”, tha Duhanaj. 

Tutje sipas tij, problemi qëndron se islami nuk njeh komb, me ç’ rast kombet dhe gjuhët tjera nuk pranohen, andaj edhe ndodh asimilimi, ndërsa si problem tjetër e thekson se është ndikimi i ortodoksizmit Grek në Shqipëri. 

Më tej, deklaroi se në këtë rast kur Turqia dhe Greqia, investojnë në asimilimin e shqiptarëve, fajet janë tek ne pasi që nuk jemi konsistent në idenë si komb. 

“Për fat të keq, islami nuk njeh kombe tjera pos atij arab dhe deri diku atij turk. Kombet dhe gjuhet tjera nuk i pranon dhe si pasojë i shtyjnë drejtë asimilimit. Problem tjetër është po ashtu ndikimi i ortodoksizmit Grek ne jug të Shqipërisë, i cili si pasojë e mungesës se autoqefalisë se kishës ortodokse shqiptare, dhe investimeve greke, kemi krizë të dukshme identitare. Është paradoksale se si dy shtete kombe të cilat janë në krizë të thellë ekonomike, siç janë Turqia dhe Greqia, kujdesen të investojnë në asimilimin e shqiptarëve. Por fajet nuk qëndrojnë tek ata, por tek ne, sepse nuk jemi konsistent në idenë tonë si komb. Kur flasim për integrimin Evropian, e dimë se Turqia me dekada pret duke trokitur në dyert e Evropës për anëtarësim, por nuk ka ndonjë shpresë në horizont”, thekso ai.

Duhanaj potencoi tutje se Erdogani e dezintegroi edhe diasporën turke nga perëndimi, madje këtu përfshirë edhe diasporën shqiptare. 

Ai shtoi se edhe pse synimi ishte integrimi në familjen europiane,  por është e pamundur, madje sipas tij, edhe gabim i pafalshëm. 

“Përkundrazi në vitet e qeverisjes së Erdogan, ka degraduar dhe është larguar totalisht nga ky qëllim. Për fat të keq, Turqia e Erdoganit, jo vetëm se e largoj Turqinë, por dezintegroj edhe diasporën turke nga jeta publike në perëndim, e për fat të keq me të edhe një pjesë të mirë të diasporës shqiptare përfshirë këtu edhe trojet shqiptare, qoftë Kosovë, Shqipëri e gjithandej. Është fatkeqësi e llojit vetë, që shqiptarëve po u përsëritet historia, ku në vend që të pavarësohen kombëtarisht, kulturalisht e ideologjikisht, edhe pse synim i shpallur kombëtarë është integrimin në familjen evropiane, rrugën drejtë këtij qëllimi po synojnë ta bëjnë përmes Turqisë dhe kjo jo vetëm që është e pamundur, por dhe gabim i pafalshëm e që shpresoj të mos jetë edhe fatal”, shtoi Duahnaj. 

Tutje u shpreh se Erdoganin në kërcënimin ndaj Perëndimit e ndihmon edhe propaganda serbe-ruse, madje edhe shumë të tjerë që punojnë në trojet tona, por që për fat të mirë e kemi SHBA-në që do të na ndihmoj në kthesën e duhur. 

“Erdogani, e kërcënon vazhdimisht Perëndimin me dezintegrim të qytetarëve "mysliman" e që për fat të keq në ketë llogarit edhe 100% shqiptarët dhe boshnjakët, e që fatkeqësisht shumë shtete edhe e besojnë këtë dhe shprehin rezerva të thella për integrimin tonë, pasi që këtu ndihmon shumë edhe propaganda serbo-ruse, por edhe shumë agjentura që punojnë në trojet tona. Për fat të mirë, në ketë situatë, kemi fatin ta kemi SHBA-në akter kryesor dhe po besoj dhe shpresoj që do të na ndihmoj ta gjejmë kthesën e dukur, apo dritën në tunelin e errët, në mënyrë që të këndellemi dhe të mos pësojmë përfundimisht”, ka përfunduar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat