Protesta u shfrytëzua për poena politike

Politika

Protesta u shfrytëzua për poena politike

Nga: A.M. Më: 29 janar 2022 Në ora: 22:33
Pamje nga protesta

Duke filluar nga ora, 14 u mbajt protesta e organizuara nga Partia socialdemokrate, e cila udhëhiqet nga Dardan Molliqaj.

Kjo intervistë kishte për qëllim kundërshtimin e tarifave të vendosura nga Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e energjisë elektrike.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, ka treguar se nga kush u shfrytëzua kjo protestë për poena politike.

Image
Skënder Mulliqi

Ata që sot ishin në ballë të protestës si, Buzhala dhe Molliqaj nuk e di, po shumë mu duken si të mos ishin nga ky nënqiell !Disa njerëz të politikës dhe të mediave më shumë të atyre elektronike, po duken sikur mos ti takojnë Kosovës, dhe as Kosova atyre! Ka pasur sigurisht pjesëmarrës hallexhi në protestë ndaj shtrenjtimit të rrymës, por ata që i organizuan protestat nuk e kanë shumë merak punën e rrymës , së sa për të marrë poena politikë për pushtet. Molliqaj ka humbur në mjegullën politike të cilën e ka krijuar vet, së bashku më Buzhalën. Këta dy janë vetëm dy dredharakë dhe përfitues politik”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Mulliqi ka përmendur personin i cili ka mllef ndaj kryeministrit Kurti.

Së shtetin si kauzë moti e kanë braktisur. Këta dhe një pjesë e opozitës e kanë dert për t`i rregulluar punët personale, duke e shfrytëzuar krizën energjetike, dhe krizat tjera që mund të paraqiten. Kjo buron edhe nga mllefi që kanë ndaj Albin Kurtit, së këta nuk e kanë zotësinë e tij intelektuale. Nuk na duhet një infektim i ri i tipit fashist të Dardan Molliqajt, dhe as nuk na duhet një diskurs politik i errët për Kosovën. Kosovën disa po e shohin si gjah i mirë dhe shumë i lehtë, kurse në anën tjetër Kosovën e shohin si fjalë shumë të kushtueshme!”, ka deklaruar ai

Më tej, ai e ka quajtur veprim të turpshëm shfrytëzimin e situatës energjetike.

Kosovës nuk i duhet shuarja , Kosovës i duhet ringjallja, se profiterët e të gjitha ngjyrave e kanë shtrirë që shumë kohë për toke. Nëse ende ka ndonjë njeri dhe duket së ka, të cilët mendojnë së Kosova, duhet tu shërben si ariu i cirkut, gabojnë rëndë. Idetë dhe ideologët të cilëve moti ju ka dalë ngjyra, nuk i nevojiten Kosovës dhe as shqiptarëve. Është shumë e turpshme të shfrytëzohet situata energjetike, për ta fshehur lakminë për pushtet, dhe për tu fshehur pas skenave të akrobatëve lëvizëses…!”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat