Skepticizëm për Francën / Deputetët flasin për deklaratën e Lajçakut për vizat, padrejtësia e BE-së ndaj Kosovës

Politika

Skepticizëm për Francën / Deputetët flasin për deklaratën e Lajçakut për vizat, padrejtësia e BE-së ndaj Kosovës

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 5 shkurt 2022 Në ora: 08:16
Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak gjate vizites ne Kosove

Njihet për qëndrimet e tij kundër Kosovës dhe që përkrah vazhdimisht Serbinë, ani pse përfaqëson BE-në në dialogun në mes të dyja vendeve dhe do të duhej të ishte neutral.

Por, në vizitën e fundit në Kosovë, përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, duket se ndryshoi qëndrimet e tij.

Ai deklaroi se nuk do të ketë “Republikë serbe” në Kosovë dhe se nuk duhet frikësuar nga asociacioni.

Përpos kësaj, Lajçak u shpreh se Kosova e meriton t’i hiqet regjimi i vizave, pasi ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, por që duhet konsensus i 27-të shteteve anëtare të BE-së për këtë.

“Çështja e vizave natyrisht është çështje që ngrihet sa herë që jemi këtu. Jam me ju në këtë. Besoj se Kosova meriton t’i jepet regjimi pa viza. Ka merituar para shumë kohëve. Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet. Por, nuk është çështje dialogu, kërkon konsensus të 27 shteteve anëtare. Sa herë i informoj ministrat unë, e ngris këtë çështje. Është e dhimbshme kjo çështje. Shpresoj që Kosova të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave”, deklaroi Lajçak në konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat