Të hetohet nëse krerët e UÇK-së, Thaçi e Veseli kishin komplotuar me francezët për dëbimin e 12 mijë shqiptarëve

Politika

Të hetohet nëse krerët e UÇK-së, Thaçi e Veseli kishin komplotuar me francezët për dëbimin e 12 mijë shqiptarëve

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 9 shkurt 2022 Në ora: 20:52
Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Ditë më parë janë bërë 22 vjet nga masakra në natën midis 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, dhe dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare.

Tërnava: Duhet të bëhen hetime rreth këtij dëbimi

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” thotë se duhet të bëhen hetime për ato kohëra se si erdhi deri te dëbimi i 12 mijë shqiptarëve nga ato pjesë.

“Kur është fjala për dëbimin e një popullate të tërë sikur që është fjala për shqiptarët që ishin banorë të asaj pjese të veriut dhe që në të kaluarën gjithherë kanë jetuar nëpër ato pjesë të Mitrovicës, Zveçanit, fshatrave të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut, duhet të bëhen hetime për ato kohëra, se si erdhi deri te dëbimi i 12 mijë shqiptarëve nga ato pjesë, dhe ishin 10 viktima, të vrarë, dhe nëse është ky dëbim si rezultat i forcave serbe. Nuk duhej të ndodhte, që të përsëritej historia e shqiptarëve pas luftës”, thotë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat