“Nuk ka humbur Amerika”, analisti reagon ndaj ministrit të mbrojtjes për deklaratën për Kosovën

Politika

“Nuk ka humbur Amerika”, analisti reagon ndaj ministrit të mbrojtjes për deklaratën për Kosovën

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 16:56
Rexhep Shahu

Deklarata e ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë që të ketë reagime të shumta.

Ai u shpreh se nga kriza Ukrainë-Rusi do të mund të preket veriu i Kosovës, si pika më e nxehtë.

Po ashtu, ai tha se nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës, do të ketë ndikim edhe në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por, me të nuk pajtohet njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu.

Duke folur për këtë për “Bota sot”, ai ka thënë se këto janë punë të huaja për të, duke shtuar se vetëm nëse humb e zhduket Amerika, Shqipëria vetëm mund të vajtojë për Kosovën dhe asgjë më shumë.

“Punë të huaja për ministrin Peleshi këto punë, jashtë mundësive të gjykimit të tij, jashtë kapaciteteve të Shqipërisë. Nëse shuhet, humbet e zvogëlohet Amerika, atëherë mundet të vajtojë, kaq mund të bëjë Shqipëria e ministrat e Shqipërisë për Kosovën, veriun e saj dhe konfliktin në veri. Ndoshta ministri Peleshi ka bërë shaka me Ukrainën, nga ne marrim qumështin pluhur, grurë e shumë produkte të tjera”, thekson Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat