“Kur SHBA insiston, zgjidhja nuk vonon”, analisti ka një paralajmërim për zyrtarët e Kosovës

Politika

“Kur SHBA insiston, zgjidhja nuk vonon”, analisti ka një paralajmërim për zyrtarët e Kosovës

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustruese

Serbia vazhdimisht insiston se nuk të ektë njohje të Kosovës nga ana e saj.

Por, thirrjet për ta bërë këtë janë shtuar së fundmi.

Madje, thirrje të fuqishme pasi kanë ardhur nga Amerika, nga presidenti Joe Biden dhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Të dy i shkruan letra presidentit Vuçiq për ditën e shtetësisë, ku i kërkon që Serbia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

Lidhur me këtë çështje, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai mendon se zgjidhja nuk vonon, nëse Amerika insiston për një çështje.

“Nëse Amerika do të insistojë dhe nuk do ta shtyjë në kohë çështjen Kosovë dhe nëse Kosova do të përmbushë ato detyrime që ka nënshkruar, besoj se nuk vonon zgjidhja e çështjes Kosovë”, ka thënë ai.

Por, sipas Shahut, çështja e Kosovës mund të shtyhet nëse zyrtarë të Kosovës i japin leksione SHBA-ve, teksa shpreson që Kosovës të mos i ikë asnjë tren.

“Por nëse zyrtarët e Kosovës i japin leksione gjeopolitike e gjeostrategjike Amerikës, shtyhet çështja Kosovë, pasi në botë po vlojnë rajone të tjera. Shpresoj që Kosovës të mos i ikë me asnjë tren”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat