“Qeveria të gjejë zgjidhje urgjente”/ Vjen thirrja që serbët në veri të mos privilegjohen më

Politika

“Qeveria të gjejë zgjidhje urgjente”/ Vjen thirrja që serbët në veri të mos privilegjohen më

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 4 mars 2022 Në ora: 14:49
Qeveria e Kosovës

Prej dy dekadash serbët e veriut të Kosovës nuk e paguajnë energjinë elektrike. Atë ua paguan Qeveria e Kosovës.

Një problem që është politik assesi nuk është zgjidhur gjatë këtyre viteve.

Ata nuk i prekin as vendimet që merren për shtrenjtim të rrymës, pasi nuk e paguajnë fare atë.

Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës duhet ta paguajnë me çmim më të lartë, që nga 9 shkurti i këtij viti.

Miliona euro ndahen vazhdimisht nga Qeveria për pagesën e rrymës për serbët në veri, derisa partitë opozitare kundërshtojnë e të njëjtat veprojnë njësoj kur vetë janë në pushtet.

Por, si duhet të veprohet, a duhet që Qeveria ta zgjidhë këtë problem e mos të vazhdojë kjo pagesë e rrymës për serbët në veri, e vlerësuar si padrejtësi nga qytetarëve të tjerë të Kosovës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat