Analisti flet për situatën në Ukrainë, kërkon unitet mes Kosovës dhe Shqipërisë

Politika

Analisti flet për situatën në Ukrainë, kërkon unitet mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga: M.H. Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Sot bëhën 14 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Kjo krizë ka arritur të reflekojë në gjith botën, duke qëndruar në këmbë për të bërë çdo gjë të ndalohet.

Por për ta ndalur luftën nuk është ende i mendimit Putin, i cili nuk po i ndal sulmet në shtetin e Ukrainës.

E dëshira që Kosova të jetë në NATO është aktivizuar më së shumti tani.

Analisti politik Rexhep Shahu në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë përkrah njëra-tjetrës e të mos vishen me uniforma të Ukrainës pasi sipas Shahut nuk janë aq trima sa duken.

Image
Rexhep Shahu

“Nuk është koha që Shqipëria e Kosova të hyjnë në fushën e lojës kur po ndeshen fuqi të mëdha. Është koha që Kosova e Shqipëria të mbrojnë qytetarët nga abuzimet. Kosova fatmirësisht është nën mbrojtjen e NATO-s. Politikanët e Tiranës e Prishtinës mos të shfaqen si liderë të botës sikur janë drejtues të fuqive të mëdha ushtarake. Politikanët e Tiranës dhe Prishtinës të mos bëjnë panik, të mos vishen me uniforma si presidenti Ukrainës se nuk janë as trima, as të fuqishëm. Nuk është koha për patetizma për folklor, për fonde për ushtrinë kur ushtrinë e FSK-në e udhëheq NATO-ja”, potencoi analisti.

Ai në fund thotë se Serbia nuk mund ta sulmojë Kosovën pasi është NATO-ja, mirëpo që duhet sa më shpejt të jemi brenda NATO-s në mënyrë që vendi të mbetët i sigurtë.

“Nuk besoj se Serbia mund ta sulmojë Kosovën derisa është NATO-ja në Kosovë. Përgatitje duhet, por me fjalime qeverie nuk mbrohet Kosova, as përballohet ndonjë sulm i mundshëm. Sot edhe pse mund të bëhemi cuba me fjalinë, mbrojtjen e Kosovës e kemi në dorë të NATO-s. Çdo rrahje gjoksi është aventurë sharlatane”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat