Serbia ka qenë, është dhe do të jetë si Rusia, pushtuese/ “Kosova nuk i nënshtrohet, e ka NATO-n brenda”

Politika

Serbia ka qenë, është dhe do të jetë si Rusia, pushtuese/ “Kosova nuk i nënshtrohet, e ka NATO-n brenda”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 18 mars 2022 Në ora: 08:46
Fotografi ilustruese

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në javën e katërt. Ajo ka ndikuar në politikën botërore, në ekonomi e në fusha të tjera.

Frika për një luftë të tretë botërore nuk ka qenë asnjëherë më e pranishme.

Derisa ukrainasit po luftojnë pushtuesit rusë, Rusia nuk e ka ndërmend të ndalet e as të tërhiqet.

Lufta në Ukrainë padyshim që ka ndikuar edhe në Kosovë, lidhur me dialogun me Serbinë, duke e vështirësuar atë.

Kjo pasi Serbia është në mesin e katër shteteve që nuk e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe nuk i kanë vënë sanksione Rusisë, duke e përkrahur atë.

Ndërsa, Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe është rreshtuar krah Ukrainës, sikurse SHBA-të dhe shtetet tjera të botës.

Së fundi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se takimet në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë janë vështirësuar shumë pas agresionit rus në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat