Vulini kërcënoi Kosovën me luftë, reagon eksperti i sigurisë

Politika

Vulini kërcënoi Kosovën me luftë, reagon eksperti i sigurisë

Nga: N. Sh. Më: 25 mars 2022 Në ora: 18:20
Aleksandar Vullin

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, gjatë ditës së djeshme ka reaguar ashpër për suspendimin e gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Vulin ka thënë se Serbia është një hap drejt përfshirjes në luftë me Kosovën apo konflikt siç e ka quajtur ai.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin.

Pas Vulinit ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Por, kundër reagim ndaj tyre kanë bërë edhe krerët shtetëror të Kosovës.

Për këtë çështje ka reaguar edhe eksperti i sigurisë prof. dr. Avni Islami.

Islami thotë se, deklaratat e ministrit të mbrojtjes Vulin nuk janë të fundit.

Image
Prof. dr. Avni Islami

Sipas tij, ai në vazhdimësi ka dhënë deklarata kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës, pra, ai madje ka shkuar aq larg sa është deklaruar edhe në kundërshtim me deklaratat e presidentit Vuçiq që Serbia do të veprojë ushtarakisht nëse është e nevojshme duke e mbrojtur ‘popullin ose komunitetin serb’.

“Deklarata e fundit e tij, është e njëjtë kërcënuese ndaj vendit tonë. Mendoj që përfaqësuesit e komunitetit serb të cilët kanë marrë pjesë në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pra, thuajse në të gjitha nivelet, është në kundërshtim me vetë interesin e komunitetit serb. Pra mendoj se ata janë të manipuluar nga Aleksandar Vuçiq”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, presidenti serb Vuçiq po i përdorë serbët e Kosovës për qëllime personale në prag të zgjedhjeve në mënyrë që të marrë votat e komunitetit serb, të cilat janë rreth 30 mijë vota dhe mund ta vendosin edhe fatin e presidentit.

“Nuk janë të rastësishme deklaratat tyre, të dy e dinë se Kosova është në mbrojte, dhe me marrëveshjen e Kumanovës asnjë veprim nuk mund të merret në territorin e Kosovës pasi që është agresion jo ndaj Kosovës, por agresionin ndaj Aleancës Veri-Atlantike. Këto janë deklarata boshe, dhe se unë nuk mendoj që një veprim i tillë nuk guxon ta marrë Serbia në krye me Vuçiqin dhe me ministrin e Mbrojtjes, Vulin. Janë deklarata për konsum të brendshëm, për vota”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat