“Shko Hashim”, por sot Kurti befas po e mbron/ Thaçi e Veseli donin t’i shpallnin terroristë Albinin e VV-në

Politika

“Shko Hashim”, por sot Kurti befas po e mbron/ Thaçi e Veseli donin t’i shpallnin terroristë Albinin e VV-në

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 26 mars 2022 Në ora: 11:42
Kadri Veseili, Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

“Shko Hashim”. Kështu titullohej një shkrim i bërë nga lideri i VV-së, Albin Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës, me 25 qershor të vitit 2020. Përmes këtij shkrimi, ai i kërkonte presidentit Hashim Thaçi që të shkonte në Hagë dhe ta mbronte UÇK-në, derisa shprehte qëndrimin e tij kundër kësaj gjykate, ashtu siç e kishte shprehur dhe në Kuvend, e cila megjithatë u votua nga deputetët.

“Arritjet dhe sukseset që Kosova i ka pasur falë sakrificave të popullit tonë e të UÇK-së, por edhe falë ndihmës së miqve ndërkombëtarë, u përpoqe t’ia përshkruash vetvetes. Por, kur erdhi puna për të mbajtur përgjegjësi, e mohove UÇK-në, e le në baltë popullin, dhe i tradhtove ata që e mbështetën tradicionalisht Kosovën në arenën ndërkombëtare. Prandaj, ka ardhur momenti që ti të shkosh, atje ku po të thërrasin, në kurthin që vetë ia ngrite ushtrisë çlirimtare, duke ua përdredhur duart deputetëve të partisë tënde e duke na shkelur të gjithëve më 3 gusht 2015. Shko Hashim. Burgu nuk është tragjedi dhe fatal. Sidomos ky i Hagës. Besoj që Ramushi, Fatmiri e Batoni të kanë treguar: aty ka televizor, ushqim të mirë tre herë në ditë, salla për rekreacion dhe libra të panumërt në bibliotekë të pasur. Nuk të ndodh asgjë e keqe atje, përveç faktit që do të kesh kohë të përballesh me ndërgjegjen tënde, të cilën kushedi sa vite ka që nuk e takon më. Shko Hashim”, kishte shkruar Kurti.

Thoshte se nuk besonte se Hashimi është fajtor

Ai i kishte bërë thirrje që të shkonte dhe tu dilte zot luftëtarëve të UÇK-së, derisa i thoshte se beson se nuk është fajtor për luftë, por për shumë të këqija që na solli në paqe.

“Prokuroria e gjykatës speciale i është sulur komandantëve të zonave, brigadave, batalioneve dhe të njësive tjera. Mos e lejo këtë. Dilju zot atyre. Mbroji ata. Mbroje UÇK-në. Sepse nuk është korrekte të marrësh meritat 20 vjet e përgjegjësinë asnjë ditë. Sa herë të është dashur të mburresh para shqiptarëve në mediat e Prishtinës dhe Tiranës, je shfaqur si luftëtar i shquar i UÇK-së. E kur të është dashur të flasësh për media ndërkombëtare, ke thënë se ke qenë larg linjave të frontit e fushëbetejave të luftës. Si mund të të durojmë tash kur luftëtarët e vërtetë po i thërret prokuroria që e solle ti? Prandaj shko vetë. Shko Hashim. Ne besojmë që ti nuk je fajtor për luftë, ashtu si çdo person i angazhuar për çlirim, qoftë në front, e qoftë larg frontit si puna jote. Por, ne besojmë se ti je fajtor për shumëçka të keqe që na erdhi në paqe, në dy dekadat e fundit. Mos e lër popullin të vuajë, mos e lër Kosovën të paguajë për mëkatet e tua. Shko Hashim”, kishte shkruar ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat