Mjekiqi-Sadiku: LDK ka dhënë disa propozime për tejkalimin e krizës ekonomike

Politika

Mjekiqi-Sadiku: LDK ka dhënë disa propozime për tejkalimin e krizës ekonomike

Nga: A.SH Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:34
LDK

Lufta në Ukrainë ka ndikuar ehde në rritjen e çmimeve nëpër botë.

Sikur edhe në vendet tjera edhe Kosova po përballet me krizën ekonomike.

Ngritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, vajit, sheqerti, miellit, por edhe shumë produkteve të tjera ushqimore në Kosovë vazhdon të jetë problem për qytetarët.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi Sadiku, ka thënë se si parti kanë propozuar disa masa për tejkalimin e krizës.

“Kemi propozuar disa masa në lidhje me tejkalimin e krizës. P.sh. sa i përket shtrenjtimit të çmimeve të energjisë elektrike: subvencionimin e çmimeve të energjisë elektrike linearisht për qytetarë dhe biznese, heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike deri në përfundim të krizës, themelimin e Fondit për konsumatorët në nevojë sipas ligjit për Energjinë, etj”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat