Alarmi i Naim Miftarit – Ja kush e kontrollon gjyqësinë, prokurorinë, policinë dhe AKI-në

Politika

Alarmi i Naim Miftarit – Ja kush e kontrollon gjyqësinë, prokurorinë, policinë dhe AKI-në

Nga: N. Sh. Më: 12 korrik 2022 Në ora: 16:43
Naim Miftari

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe ai Gjyqësor kanë bojkotuar takimin me gurpin punës për procesin e vettingut.

Ata po konsiderojnë se kjo është ndërhyrje në drejtësi.

Përfaqësues të KPK dhe KGJK kohë më parë janë larguar nga ky grup punues për shkak se nuk janë marrë për bazë rekomandimet e tyre dhe se i gjithë procesi rrezikon pavarësinë e këtyre dy institucioneve.

Pas kësaj ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila u shpreh se pas komenteve të Komisionit të Venecias për këtë proces ndodhen para një situate të re dhe më të ndriçuar për reformën në drejtësi.

“Kemi pas debate dhe ballafaqime të shumta dhe natyrisht që secila prej tyre veç sa i ka ndihmuar reformës në drejtësi dhe duke qenë që është një proces i ndjeshëm dhe aq jo i lehtë, ne kemi konsideruar qysh në fillim të punës tonë që të konsultohet me Komisionin e Venecias si trup e rëndësishme në raport me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe në këtë drejtim pas pranimit të opinionit të Komisionit të Venecias, ndodhemi në një situatë të re dhe duket që e kemi të ndriçuar rrugën për ta përmbyllur rrugën në drejtësi”, u shpreh ministrja e Drejtësisë.

Ndërsa, për mosprezencën e anëtarëve të KPK-së dhe KGJK-së në këtë takim, ajo tha se janë të interesuat me të gjitha institucionet të bashkëpunojmë ngase kjo reformë nuk ka të bëjë me emra të përveçëm.

“Më vjen keq që sot nuk janë të pranishëm përfaqësuesit e KPK-së dhe KGJK-së megjithatë ne jemi shumë të interesuar që të bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë përfshirë sistemin prokruroial dhe atë gjyqësor përfaqësuesit e të dyja institucioneve kanë qenë të pranishëm në fazat kur ne kemi hartuar koncept-dokumentin dhe tani meqenëse kemi një opinion të Komisionit të Venecias që është opinion profesional unë besoj që të gjithë duhet të jemi të unifikuar në zbatimin e rekomandimeve që dalin nga opinioni i Venecias. Prandaj, duke qenë se jam shumë e interesuar që ta kem këtë bashkëpunim dhe që bashkarisht ta adresojmë reformën në drejtësi sepse kjo nuk bëhet kundër emrave të përveçëm por ka për qëllim ta kthej besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë ne sërish do t’i ftojmë ata që të jenë të pranishëm në grupet tona punuese dhe të japin kontributin e tyre në mënyrë që të adresohen rekomandimet e dhëna”, theksoi ajo.

Për këtë ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thotë se, ata që e bojkotuan grupin punues për vetting marrin këshilla nga njerëzit e Adem Grabovcit.

Qëllimi i bojkotit të grupit punues për vettingun nga ana e KGJK-së dhe KPK-së, këshilla këto që vijnë nga akademia e njerëzve të Adem Grabovcit-Prontos, është i qartë, kanë urdhëra të prerë nga krimi i organizuar dhe ish-pushtetarët e politikanët e korruptuar që me çdo kusht ta zvarrisin dhe pengojnë pastrimin e gjyqësisë dhe prokurorisë, por edhe policinë e AKI-në nga ish sekserët e kukullat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Ilmi Reqicës, Isa Mustafes e Ramush Haradinajt”, thotë Miftari.

Sipas tij, i vetmi qëllim është që ta pengojnë sundimin e ligjit, i cili do të ishte i njëjti për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Pa marr parasysh rekomandimin e Komisionit të Venecias, KGJK dhe KPK do ta lëvizin çdo gur që ta pengojnë vettingun dhe konfiskimin e pasurisë të paligjshme të mafio-politikanëve edhe komandantëve të korruptuar. Pra lirisht mund të thuhet se KGJK dhe KPK janë shndërruar në ‘avokat mbrojtës’ e në ‘mbulesë’ të krimit të organizuar dhe sidomos të politikanëve mafioze e të korruptuar dhe oligarkëve mafioze të tyre e që kanë biznese ë perbashkëta”, pohon ai.

Miftari thekson se, ndryshimet kushtetuese që duhet bërë për ta implementuar vettingun dhe Byronë hetimore të pasurive të paligjshme, qeveria Kurti duhet sa më shpejt t’i miraton.

“Po nuk u bënë këto ligje në vepër, atëherë krimi i organizuar dhe Pronto mafia politike e ish pushtetarëve nuk do të ndalohen kurrë dhe Kosova do të jetë sikurse deri sot vend ku nuk sundon ligji, por sundojnë oligarkët mafiozët e mafio-politikanët e korruptuar në bashkë-ortakeri kriminale. Përfundimisht mund të themi se pa u pastruar KGK dhe KPK, Policia dhe AKI-ja nga akademia e sekserëve të kukullave të Prontos kriminale dhe akademikët e Prapashticës e të Gllogjanit, ligji në Kosovë do të jetë vetëm një dekorim shtetëror. KGJK dhe KPK duhet dezinfektuar 100% nga virusi i krimit të organizuar i cili i kontrollon e sundon edhe sot gjyqësinë, prokurorinë, policinë deri dhe inteligjencën e Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat