Tensione, gjuajtje me armë e torturim të shqiptarëve/ Eksperti i sigurisë del me skenar – ja si të veprohet në veri!

Politika

Tensione, gjuajtje me armë e torturim të shqiptarëve/ Eksperti i sigurisë del me skenar – ja si të veprohet në veri!

Nga: N.Sh. Më: 3 gusht 2022 Në ora: 08:01
Njësia Speciale e Kosovës

Alarmet e lëshuara nga serbët e veriut përcollën pothuasje tërë diten e diele.

Ato u aktivizuan nga serbët për të grumbulluar grupet e tyre kriminale, të cilat frikësuan pastaj qytetarët e Mitrovicës, pasi shiheshin grupe të organizuara kriminale serbe në rrugët e veriut.

Pas këtyre alarmeve grupet serbe ishin mbledhur në pikat kufitare Bërnjak e Jarinje.

Ata kishin vendosur kamionë të shumtë si barrikada në rrugët që çojnë drejt këtyre pikave kufitare, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosje të reciprocitetit, në kuadër të letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve.

Krejt këto tensione ndodhën pasi parashihej që reciprociteti të nis në orët e mesnatës të së dielës.

Por, pas tensioneve të krijuara në veri, ishte ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, që kërkoi nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante të tërhiqen nga vendimi për reciprocitet dhe të shtyhet për 30 ditë.

Pas kësaj, Qeveria mori vendim për tërheqje në momentin kur largohen barrikadat, e që reciprociteti të mos implementohet deri më 1 shtator.

Lidhur me këto tensione ndërmjet grupeve kriminale serbe dhe policisë së Kosovës në veri ka folur eskperti i sigurisë Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai thotë se situata në veri të vendit tregon edhe një herë faktin që siguria në atë pjesë është e brisht duke llogaritur që atje veprojnë strukturat kriminale si edhe ato paraushtarake të Serbisë të cilat kanë mbështetjen nga Beogradit.

Pra pavarësisht shtrirjes së institucioneve të Kosovës në atë pjesë si në nivel lokal, por edhe atë qendror mbetet prap sfidë e cila është parë në çdo aksion që ndërrmarrin Njësit Speciale në atë pjesë në luftimin e krimit të organizuar dhe grupeve "terroriste" të cilët kanë adresen e tyre brenda institucioneve të sigurisë së Serbisë”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, vendimi i qeverisë së Kosovës që të tërheqet masa e reciprocitetit për një periudh 30 ditore është sinjal në arenen ndërkombetare që Kosova kërkon zgjedhje edhe përmese dialogut dhe bisedimeve ku në qender mbetet njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Por institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të rikalkulojnë vlerësimin e rrezikut pas këtij 24 oreshit që lam pas duke analizuar informacionet relevante si dhe lëvizjet në teren që janë zhvilluar që nga fillimi i bllokimit të rrugëve, sirenat në veri të vendit, sulmet me armë zjarri dhe një mori veprime të tjerash, dhe mbi këto të nxjerret një vlerësim dhe qëndrim që të minimizohet rreziku në aksione të tjera që pritet të ndodhin në atë pjesë”, shton ai.

Shala tutje pyet se çka pas datës 31 gushtit?

Si do të duhet të veprojmë duke ditur që gjatë kësaj periudhe do të kemi tentativë për jetësim të asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, a duhet të intervenojmë për të garantuar mos cenimin e kushtetushmerisë, kjo mbetet të shihet se si janë duke vazhduar bisedimet mbrapa dyerëve të mbyllura, por një gjë dihet që kjo periudh është vendimtare në procesin e dialogut dhe marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë”, përfundon eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat