PDK pësoi ‘tronditje’ të madhe/ Vjen paralajmërimi: Memli Krasniqi dëshiron t’i eliminojë këta persona!

Politika

PDK pësoi ‘tronditje’ të madhe/ Vjen paralajmërimi: Memli Krasniqi dëshiron t’i eliminojë këta persona!

Nga: A.M Më: 18 shtator 2022 Në ora: 08:27
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje nga partia.

Burime brenda PDK-së kanë treguar se arsyeja pse Buja vendosi të dorëhiqet nga Kryesia është bërë dega e Lipjanit ku ka filluar një iniciativë e aktivistëve të PDK-së që po e mbështesin deputetin Rashit Qalaj për ta marrë në udhëheqje këtë degë.

E kjo iniciativë për mbështetje të Qalajt në krye të degës së Lipjanit, sipas burimit të njëjtë ka nervozuar Bujën i cili nga fillimi ka qenë kundër tij, pasi në Lipjan Buja e mbështet vëllanë e tij, Shukri Buja.

E largimin e Bujës nga PDK e ka komentuar në një prononcim për “Bota sot”, profesori Sulejman Mehazi.

Fillimisht, ai vlerësoi Bujën si personalitet derisa tha se është nga të pakët në PDK që nuk është i përfolur për të keq në opinion publik.

Image
Profesori Sulejman Mehazi.

“Nëse dikush prej gjeneratës së vjetër të PDK-së është më i autoritetshmi e shumë pak i përfolur për të keq në opinione e media është, Ramë Buja, i cili jo që nuk vraponte pas posteve, por është një ndër personalitetet më të mençura të kësaj partie, të gjithë bashkëpartiakët e tij për shkak korrupsioneve e krimeve u akuzuan për në Gjykatën e Hagës, Thaçi, Veseli e Krasniqi, vetëm, Ramë Buja, mbeti stoik ndaj idealeve të tij që nga lufta, Rambueja e deri në ditët e sotme”, deklaroi profesori.

Sipas tij, kjo dorëheqje e Bujës është një tronditje për PDK-në, ku beson se shkak i këtij vendimi është kryesia qendrore, më saktësisht Memli Krasniqi.

“Kështu që dorëheqja e anëtarit më të ndershëm të PDK-së, Ramë Bujës, mund të jetë një tronditje e radhës, kësaj partie. Nuk do thonim se shkaktare e dorëheqjes së Bujës është dega e Lipjanit, por pakënaqësia e dorëheqja e Ramë Bujës rrjedhën mund ta ketë nga kryesia qendrore e kësaj partie, nga vetë kryetari i kesaj partie, Memli Krasniqi”, vlerësoi Mehazi.

Ndër të tjera, profesori shtoi se Memli Krasniqi ka filluar ta eliminojë gjeneratën e vjetër të kësaj partie.

“Shenja e dorëheqjes së, Ramë Bujës, nuk e ka kuptimin e përçarjes, por të ndarjes së gjeneratës së re nga gjeneratat e vjetra të PDK-së, ardhja e Memli Krasniqit të ri në krye të PDK-së dalngadalë do eliminojë gjeneratën paraprake të kësaj partie.

Fillimi i gjeneratës se re dhe eliminimi i gjeneratës së vjetër filloi në Lipjan e do mbarojë në degët e qyteteve tjera të Kosovës”, përmbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat