Mehazi: Është e palogjikshme që në këtë krizë të madhe, mësimdhënësit të mbeten pa rroga

Politika

Mehazi: Është e palogjikshme që në këtë krizë të madhe, mësimdhënësit të mbeten pa rroga

Nga: M.L. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Vendimi i Qeverisë për mos-pagesën e mësimdhënësve grevistë po vazhdon të nxis reagime të shumta.

Vendimi i Qeverisë që është i bazuar në ligjin për greva solli pakënaqësi të shumta tek mësimdhënësit, por edhe tek vet koalicioni që qeveris me vendin, madje edhe brenda përbrenda Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, profesori Sulejman Mehazi, ka thënë se greva është e drejt kushtetuese, ndërsa veprimet ndaj mësimdhënësve janë të padrejta.

Turpi më i madh është nëse me të vërtetë qeveria e Kosovës ka vendosur mosdhënien e rrogave mësimdhënësve grevistë, pasi greva është e drejtë kushtetuese dhe këto veprime ndaj mësimdhënësve i bëjnë vetëm qeveritë diktatoriale”, u shpreh Mehazi.

Ai rikujtoi edhe një fjali të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se, “mësimdhënësit e përbëjnë shtetin e shtetin e përbëjnë mësimdhënësit”, duke theksuar se me ndaljen e rrogave Kurti del kundër vetvetes.

“Është e pamundur, e pa arsyeshme që qeveria t'ua ndalë rrogat arsimtarëve pasi vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do vepronte kundër deklaratës së tij të para disa ditëve që tha: se mësimdhënësit e përbëjnë shtetin e shtetin e përbëjnë mësimdhënësit" nëse me të vërtetë mësimdhënësit e përbëjnë shtetin sipas Kurtit, atëherë për të ekzistuar shteti i Kosovës duhet që kryeministri, Kurti, të mos ua ndalë rrogat e shtatorit mësimdhënësve, në të kundërtën, sipas logjikës së deklaratës së Kurtit, do delë se ai është kundër shtetit që e qeverisë vetë", u shpreh ai.

Kështu, sipas profesorit është e palogjikshme që në këtë krizë të madhe mësimdhënësit të mbeten pa rroga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat