“Spiunim nga shteti i Kosovës tek ai i Serbisë”/ Kërkohet reagim urgjent - ja si të veprohet ndaj Listës Serbe!

Politika

“Spiunim nga shteti i Kosovës tek ai i Serbisë”/ Kërkohet reagim urgjent - ja si të veprohet ndaj Listës Serbe!

Nga: A.SH Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:31
Goran Rakiq

Në Kuvendin e Kosovës, aktualisht janë 10 deputetë të “Listës serbe”.

Lista Serbe ka deklaruar se nuk bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës, në krye të së cilës është Albin Kurti, sepse ajo “punon kundër interesave të popullit serb” dhe se qëllimi politik i këtij subjekti politik është rrëzimi i kësaj qeverie.

Juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të hetojë deputetët e “Listës serbe” në bazë të veprës penale të spiunazhit.

“Prokuroria Speciale e Kosovës kërkohet që urgjentisht të hapë dhe lëshojë urdhërarrest kundër qeveritarëve dhe deputetëve të "Listës Serbe" në Kosovë, në bazë të veprës penale të spiunazhit.

Qeveritarët dhe deputetë e "Listes Serbe" deklaruan se japin llogari, informojnë dhe për ta vendoset në Beograd. Vet ky fakt i plotëson kushtet ligjore sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Kodit Penal të Kosovës. Në Kodin Penal të Kosovës, neni 131, paragrafet 1-5 përcaktojnë dënimet deri në 12 vjet burgim për spiunazh.

Neni 131, par. 1-5 i Kodit Penal të Kosovës sanksionojnë sekretin e shtetit, komunikimin a dorëzimin e informatave shteteve të huaja; organizimin e shërbimit të huaj në vend; hyrjen në shërbim të huaj; mbledhje e të dhënave dhe të dokumenteve në llogari të shtetit të huaj, duke ia komunikuar dhe dorëzuar atij shteti, organizatave a shërbimimeve të huaja, në vepër penale”, thotë ai.

Sipas tij, dënimi është nga 5 deri në 12 vjet.

Ai shton se ata kanë pranuar bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre me qeverinë në Beograd, drejtpërdrejtë me Vuçiqin, që sipas Kelmendit është një fakt i qartë.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Dënimi është prej 5 vjet deri në 12 vjet burgim.

Deputetët dhe qeveritarët e "Listes Serbe" në Kosovë, e pranuan vet bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre me qeverinë në Beograd, drejtpërdrejtë me Vuçiqin, të cilit i raportojnë dhe nga ai marrin urdhëra.

Fakte më të qarta për spiunazh se këto nuk ka. Lidhur me këtë kërkohet që Prokuroria Speciale t'i kap dhe t'i arrestojë të gjithë, mbi bazën e nenit 131, paragrafit 1-5 të Kodit Penal të Kosovës. Ndaj tyre rëndon bashkëpunimi me shtetin fqinj, dhënie e informatave dhe dëshmive, si dhe vënie në shërbim të interesave të shtetit tjetër, ndaj Serbisë, të informatave dhe të vetvetes si spiunë të shtetit të Kosovës, tek ai i Serbisë. Vepra e tillë e rrezikon intergritetin dhe sovranitetin e vendit sipas nenit 2, paragrafit 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës së Kosovës.

Të lidhura me këto dy vepra, si dhe me rrezikimin e pasurisë së Kosovës, të sanksionuar me nenin 122, paragrafi 2 të Kushtetutës së Kosovës, përmbushen elementet që dënimi të kalojë mbi 12 vjet burg, deri me burgim të përjetshëm, sipas neneve 123 dhe 125 të KP të Kosovës”, deklaron jursiti.

Në fund, ai bën thirrje që për të gjithë ata, të lëshohet fletarresti për vepër të rëndë penale të shpiunazhit, dhe kundër rendit politik e juridik kushtetues.

“Pra, si qeveritarët, ashtu edhe deputetët serbë nga "Lista Serbe", kanë kryer në vazhdimësi vepër penale të sanksionuar me KP të Kosovës.

Ata duhet të hetohen dhe për të gjithë ata të lëshohet fletarresti për vepër të rëndë penale të shpiunazhit, dhe kundër rendit politik e juridik kushtetues. Duke kryer këtë punë ruhet shteti, dhe kriminelëve iu pamundësohet veprimtaria antikushtetuese. Rrugë tjetër nuk ka shteti ynë”, përfundon juristi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat