Ky është qëllimi kryesor/ Kush po e provokon Kosovën me publikimin e dokumenteve për Asociacionin?

Politika

Ky është qëllimi kryesor/ Kush po e provokon Kosovën me publikimin e dokumenteve për Asociacionin?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 21 tetor 2022 Në ora: 21:26
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, duke komentuar “draftin gjerman” që ka qarkulluar në media, tha se çdo asociacion që karakter themeltar ka etninë, bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin e shtetit.

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, në një bisedë për “Bota sot”, ka folur lidhur me publikimin nëpër media të ashtuquajturit propozimi franko-francez për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe draftit për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Ai e ka quajtur provokim ndaj Kosovës publikimin e dokumenteve jo zyrtare në dëm të Kosovës.

“Publikimi i vazhdueshëm i dokumenteve jozyrtare në emër të politikanëve dhe shteteve të caktuara, ka shkaktuar vazhdimisht debate kundër pushtetit në Kosovë. Mirëpo, në vend se ato debate të ishin konstruktive, realisht ato kanë devijuar si presion ndaj qeverive për realizimin e tyre apo debate se si ato duhet të zbatohen. Këto dokumente janë provokime në emër të transparencës që të ngjallin trazira politike në Kosovë, secila prej tyre ka një qëllim kryesor, dobësimin deri në shuarje të shtetit të Kosovës dhe bërjen e Serbisë të pranohet si fuqi rajonale”, thotë Kuçi.

Image
Gurakuç Kuçi

Sipas tij, shtetet dhe aleancat e ndryshme përveç agjendave për mbrojtje krijojnë edhe aleanca influencimi dhe imperializmi.

“Këto agjenda mbajnë në vete edhe teorinë shumë të famshme dhe një nga më të praktikuarat e që është “përçaj dhe sundo”. Agjenturat armik ndaj Kosovës angazhohen në forma të ndryshme që të ngjallin ndërmjet Kosovës dhe miqve të saj empati, që të mos kuptohen mes vete dhe po ashtu edhe të ulin entuziazmin properëndimor në politikë dhe popull. Realizmi i këtyre gjërave e bënë gjendjen më të favorshme për gjeopolitikat kundërshtare të perëndimit dhe kundër interesave të Kosovës e shqiptarëve në tërësi. Kjo para-diplomaci bëhet nga njerëz brenda dhe jashtë institucioneve dhe shumë njerëz i realizojnë këto plane armiqësore me dhe pa vetëdije gjë që kërkon një shpjegim më të gjerë kjo çështje”, shprehet më tej Gurakuç Kuçi.

Më tej, ai thotë se sot në Kosovë ka shumë propagandë, por nuk ka shumë informacion.

“Sot çdo fushë është komercializëm jo në interes publik por në interes të grupeve të caktuara, këtu nuk bëjnë përjashtim as mediat. Shumica e mediave gradualisht janë duke kaluar nga mjete të informimit në dy lloj mjetesh: në mjete propagandimi dhe klasifikimi për interesa të caktuara dhe në mjete aspak edukimi por më shumë të stilit “shoë” apo varësia nga “viraliteti” klikimet. Duke qenë se në të dyja rastet para-diplomacia mund ta gjejë vetën shumë mirë dhe të krijojë një terren politik të favorshëm për vete, atëherë inkuadrohet më të gjitha forcat e veta. Këtu para-diplomacia i shfrytëzon në formë të përsosur edhe përçarjet e brendshme politike që të shtyjë agjendat e veta përpara. Andaj sot në Kosovë ka me bollëk propagandë por nuk ka shumë informacion, ka me bollëk kanale por nuk ka shumë shprehje të interesit publik, ka me bollëk liri mediatike por nuk ka liri të informimit të drejtë. Pra, teoria e kaosit e gjeneralit Gerasimov të Rusisë është duke u realizuar në premisa rezistent kundër interesave të Kosovës”, shpjegon doktor Kuçi.

“Në këtë sektor është fajtor edhe Kuvendi, Qeveria, KPM-ja dhe Gjyqësori sepse asnjëra palë nuk e kryen funksionin e saj dhe media duke u konsideruar si pushteti i katërt është duke u keqpërdorur në të ashtuquajturën demokraci në Kosovë. Patriotizmi nuk është sinonim i luftës, por është sinonim edhe i shumë aspekteve tjera”, përfundon për “Bota sot”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Kujtojmë se sot, presidentja e vendit Vjosa Osmani, deklaroi se lajmi i publikuar në media për draftin gjerman për Asociacionin është i rremë dhe se asnjëherë nuk iu është dorëzuar institucioneve të Kosovës

Sipas Osmanit, nuk do të ketë Asociacion i cili do të bie ndesh me Kushtetutën, duke shtuar se kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë nuk është kusht për themelimin e Asociacionit.

Kurse zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, duke komentuar “draftin gjerman” që ka qarkulluar në media, tha se çdo asociacion që karakter themeltar ka etninë, bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin e shtetit.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat