“Politikanët moti i kanë hequr maskat”/ Analisti: Ka ardhur koha të lindë një Kosovë më ndryshe

Politika

“Politikanët moti i kanë hequr maskat”/ Analisti: Ka ardhur koha të lindë një Kosovë më ndryshe

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Analsiti politik, Skënder Mulliqi ka komentuar situarën politike në vend.

Ai ka thënë se deri më tani në Kosovë kemi pasur pushtete të cilat e kanë bërë vendin një kaos të vërtetë.

Sipas tij, ata nuk ptën strategji të qartë se si ecet përpara.

“Sot në Kosovë, mençuria dhe guximi iu ka mbetur një kategorie bukur të vogël. Dihet, se truri dhe mençuria janë pakicë, kurse budallallëku shumicë! Kështu ndodhë kur nuk dimë dhe as nuk dëshirojmë ta kujtojmë të kaluarën tonë. Gjithçka që është e mirë duhet përvetësuar, kurse çka është e errët duhet groposur. Nuk ka gjë më tragjike për një shtet dhe për një komb kur model bëhen banditizmat! Kosova është bërë hapësirë e lëshua, është bërë hapësirë e kaosit..! Populli për shumë kohë u mbajtë në gjendje të frikës për të ardhmën. Po dominojnë në shoqërinë tonë më shumë hajnitë dhe korrupsioni, të cilat i legalizuan regjimet që i patëm. Nuk patëm strategji të qartë se si të ecët përpara. Nëse populli u detyruan t’i mbajnë maskat kundër pandemisë, politikanët moti i kanë hequr ato, duke paraqitur fytyrën e tyre të ftoftë si akulli!”, thotë ai.

Tutje, ka bërë thirrje që të lëvizim fuqishëm për të bërë ndryshime pozitive.

Madje, Mulliqi thotë se ajo kohë ka ardhur sepse duhet të lind një Kosovë ndryshe.

“Në Kosovë po dominojnë pakënaqësitë e mëdha. Do të duhej të bëhen ndryshime sistematike, që jetesa të mbrohet nga pa përgjegjësia! Çmimi i mos përgjegjësisë dhe kriminalitetit është shumë i lartë. Mungesa e guximit dhe empatia shumicën e ka lënë në terr. Errësira mbi Kosovën hiqet kur shumica lëvizin fuqishëm përpara për të bërë ndryshime pozitive. Ka ardhur ajo kohë. Duhet të lindë një Kosovë më ndryshe. Një Kosovë në të cilën bëhet një jetë e vërtetë, një jetë shumë më aktive shoqërore politike, që do të ishte hap revolucionar në realicion më 20 vitet që i lamë mbrapa….!”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat