“Lësho pe ndaj Serbisë ose lëshona rrugën që të lëshojmë pe na”/A është kjo arsyeja pse LDK e PDK refuzuan takimin me Kurtin?

Politika

“Lësho pe ndaj Serbisë ose lëshona rrugën që të lëshojmë pe na”/A është kjo arsyeja pse LDK e PDK refuzuan takimin me Kurtin?

M.Lakna Nga M.Lakna Më 22 tetor 2022 Në ora: 18:09
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim krerëve opozitarë të mërkurën, menjëherë pas takimit me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) refuzuan takimin me të parin e Qeverisë. I vetmi që pranoi dhe të enjten u takua me Kurtin ishte kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas takimit me Kurtin, Ramush Haradinaj deklaroi se procesi i përmbylljes së dialogut duhet ta ketë vulën e Amerikës dhe jo vetëm përkrahjen e tyre.

Ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen e tyre. Për të qenë ky proces në garanci të plota duhet të nënshkruhet të paktën edhe nga niveli i njëjtë amerikan. Nuk mundet me qenë i sigurt dhe garantuar pa nënshkrimin ose vulën e Amerikës. E duhura do të ishte që të ndodh në Uashington. Kjo ishte edhe kërkesë e jona që si garanci për këtë proces të kemi edhe vulën e Amerikës”, shtoi Haradinaj.

Po ashtu, kreu i AAK-së dhe deputeti i Kuvendit, potencoi se u takua me Kurtin pasi si subjekt duan ta ndihmojnë Kosovën e jo qeverinë.

Por, kështu nuk po mendojnë partitë opozitare PDK e LDK të cilat ia refuzuan ftesën kryeministrit me arsyetimin se për dialogun duhet biseduar në Kuvendin e Kosovës.

Për avokatin Tomë Gashi, opozita (PDK e LDK) refuzuan takimin me kryeministrin, për shkak të përgjegjësisë së tyre 11 vjeçare për marrëveshjet me Serbinë në dëm të Kosovës.

Image
Tomë Gashi

“Duke i ditur përgjegjësinë e tyre për këto 11 vjet që i kanë bërë me Serbinë e gjithnjë në dëm të Kosovës, opozita refuzon të përballet me realitetin. Pra me Albin Kurtin. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse refuzojnë të takohen me kryeministrin Albin kurti”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.

Avokati Gashi ka komentuar edhe deklaratat e opozitarëve që kërkojnë të lëshojnë pe ndaj Serbisë.

Këta politikanë po i thonë haptas Albinit: Lësho pe ndaj Serbisë ose lëshona rrugën që të lëshojmë pe na.!

Të njëjtën porosi e kanë edhe disa ish politikanë që pas 14 shkurtit janë shndërruar në analistë. Kjo me të vërtetë është e çuditshme”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat