Iniciativa franko-gjermane, politologu tregon detaje të reja: Nuk e përmbyll dialogun me shpejtësi

Politika

Iniciativa franko-gjermane, politologu tregon detaje të reja: Nuk e përmbyll dialogun me shpejtësi

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 tetor 2022 Në ora: 20:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011, ndërsa tani kanë filluar të dalin propozime të ndryshme si do të përfundojë ky dialog.

Kohëve të fundit është duke qarkulluar në media propozimi franko-gjerman, propozim ky që sipas kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, në një konferencë për media, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka iniciativa franko-gjerman ka për qëllim intensifikimin e dialogut.

“Shumë çështje kanë qenë të planifikuara që të trajtohen veç e veç në marrëveshje të ndara dhe do të mund të merrnin vite të tëra. Ideja është që të gjitha ato çështje të grupohen në një dokument të vetëm dhe që në mënyrë intensive të tejkalohen dallimet", ka thënë Osmani.

Sipas saj, “qëllimi i partnerëve” të Kosovës, është që procesi të përfundojë sa më shpejt.

“Asnjëherë, askush nga partnerët nuk ka kërkuar nga Kosova që të hiqet dorë nga njohja reciproke”.

Mirëpo, politologët thonë se ky model nuk i duhet këtij procesi.

Albinot Maloku, politolog shqiptar ka thënë se inciativa franko-gjermane nuk e përmbyllë dialogun me shpejtësi dhe nuk duhet ta ndjek Kosova atë model.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të ndjek modelin e “proces të pajtimit”, por të konkludimit përfundimtar.

“Inciativa franko-gjermane është në vazhdën e intensifikimit të dialogut deri te një marrëveshje. Mirëpo, ajo nuk e përmbyllë dialogun me shpejtësi dhe nuk është modeli që i duhet këtij procesi. Konsiderojë që Kosova nuk duhet të ndjek modelin e "procesit të pajtimit" por të konkludimit përfundimtar”, ka thënë Maloku.

Image
Albinot Maloku

 

Ndryshe, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën për një televizion në Kosovë, se SHBA-ja e mbështet këtë propozim dhe çfarëdo plani që shtetet evropiane sugjerojnë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Ne mendojmë, sikurse na është shpjeguar, se ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht të Serbisë, në integrimet euroatlantike”, ka thënë Escobar.

Escobar ka thënë se njohja reciproke “do të ndodhë”, pavarësisht se propozimi franko-gjerman, siç është raportuar, nuk përfshin njohjen reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat