Paralajmërohet marrëveshja finale me Serbinë: Qeveria Kurti, garancia më e fortë për SHBA-në

Politika

Paralajmërohet marrëveshja finale me Serbinë: Qeveria Kurti, garancia më e fortë për SHBA-në

Nga: P.R Më: 24 tetor 2022 Në ora: 23:26
Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar

Sipas të dërguarit të posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, marrëveshje kjo që është “çështje javësh dhe jo vitesh”.

“Çështja është koha se kur do të ndodhë. Por, ajo që është më e rëndësishme për Kosovën është që të nisë një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euroatlantike, duke përfshirë edhe njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së”, tha Escobar.

E sipas analistit, Faton Mehmeti, tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë marr në duart se saj dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Faton Mehmeti

“Duke parë dështimin e BE në raport me procesin e ndërmjetësimit SHBA ka marrë në duart e saj t'i prij këtij procesi, duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë me Rusinë "non grata" çka e penalizon të jetë pjesë e zgjidhjes Kosovë-Serbi, është shans ideal për të përfunduar këtë proces”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, paralajmërimi i Gabriel Escobarit e rikonfirmon një gjë të tillë.

“Deklaratat e Escobar rikonfirmojnë angazhimin e SHBA bashkë me BE në përgatitjen e draftit final me të cilin Serbia përfiton hyrje në BE dhe NATO, derisa ekonomia e saj do përfitojë investime amerikane. Kurse Kosova përfiton liberalizim vizash, njohje nga pesë shtete e BE-së, me çka i hapën dyert për BE dhe NATO. Po ashtu investime të huaja dhe mundësi aplikimi për OKB dhe INRERPOL”, shprehet analisti Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet gjatë qeverisjes Kurti, e cila sipas tij, është garancia më e fortë për implementimin e kësaj marrëveshje.

“Si kurrë më parë, gjasat janë reale të arrihet marrëveshja, me qeverinë Kurti si garancia më e fortë për SHBA në zbatueshmerinë e marrëveshjes. Albin Kurti ka indikacione nga të huajt për një gjë të tillë, besoj ka mjaftueshëm përgatitje për të përmbyllë këtë proces të tej zgjatur dhe kompleks”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat