“Për ushtarët serb do të jetë vdekje e garantuar”/ Paralajmërimi për Serbinë – ja pse duhet të frikësohen!

Politika

“Për ushtarët serb do të jetë vdekje e garantuar”/ Paralajmërimi për Serbinë – ja pse duhet të frikësohen!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 25 tetor 2022 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Situata në vend po vazhdon të ketë tensione të herë pas hershme.

E së fundmi ka arritur të sjellë debate edhe mbarimi i afatit për targat serbe.

Më 31 tetor kur skadon afati që targat me inicialet e qyteteve të Serbisë nga periudha e para luftës do të mund të përdoren në Kosovë.

Qytetarët serbë të Kosovës që përdorin këto targa, duhet t'i konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, makinat e tyre nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë.

Kjo natyrisht që po pritet të sjellë tension të situatës, nëse Kosova nuk e shtyn këtë afat.

E në lidhje me këtë ngjarje ka folur në një intervistë për “Bota sot”, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha.

Image
Hafir Hoxha

Ai u shpreh që në rast se mund të kemi eskalim të situatës së sigurisë në Kosovë atëhere mund të bëjmë një krahasim të rrethanave me ato të vitit 1998.

E që sipas tij janë shumë të ndryshme, pasi Hoxha thekson që nuk ka ende lider politik serb që munden me i përsërit gabimet e Milosheviqit dhe me ja mësy Kosovës aq me pak kur tani jemi shtet i pavarur.

Në rast të eskalimit të situatës së sigurisë në Kosovë rrethanat janë krejtësisht ndryshe me ato të vitit 1998. Serbia është më e armatosur se sa vitin 1998 me armatim të kalibrit të madhë. Pra me armë raketore, artilerike dhe me aviacion ushtarak , pra vetëm me nje faktorë nga katër të luftës Serbia është në favor, pra në ate teknik . Kosova në tre faktorët të tjerë është në favor në krahasim me Serbinë, në atë njerëzorë, politikë , në kohë dhe vend . Nuk besoj se ka ende lider politik serb që munden me i përsërit gabimet e Milosheviqit dhe me ja mësy Kosovës aq me pak kur tani jemi shtet i pavarur “, u shpreh ai.

Më tej, ish-komandati thotë që Kosova është e përgatitur për çdo gjë dhe se nëse mund të ketë një tension në vend atëhere për ushtarët serb do të jetë vdekje e garantuar me hy në Kosovë.

Edhe pse Serbia nuk njeh as një forcë të armatosur të Kosovës (Policinë dhe FSK ) si struktura legjitime shtetërore, dhe i konsideron si struktura ilegale, për Serbinë vetëm KFOR është e vetmja strukturë që është përgjegjëse për rendin dhe sigurinë në Kosovë . Kosova tani është shtet i pavaruar me strukturat e sigurisë , FSK dhe Policisë nëse i shtohen edhe mbi 15 deri 20 mijë gjyëtarë të gjithë snajperistë besoj se për ushtarët serb do të jetë vdekje e garantuar me hy në Kosovë”, përfundoi ish-komandati i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në portalin online “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat