“Frika e luftës ruse në Ballkanin Perëndimor”/ SHBA paralajmëron marrëveshje finale me Serbinë

Politika

“Frika e luftës ruse në Ballkanin Perëndimor”/ SHBA paralajmëron marrëveshje finale me Serbinë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 25 tetor 2022 Në ora: 17:01
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Tashmë për një marrëveshje Kosovë-Serbi është publikuar modeli franko-gjerman.

Ende është e paqartë se a do të pranohet një model i tillë nga Kosova.

Gjatë ditës së sotme DASH ka paralajmëruar se në ‘ditët në vijim’ do të arrihet marrëveshja finale Kosovë Serbi.

Profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi, thotë se SHBA dhe BE përshkak të frikës së luftës ruse në Ballkanin Perëndimor kanë aktivizuar fuqitë e tyre.

“Frika e luftës ruse në Ballkanin Perëndimor ka aktivizuar fuqitë e mëdha BE-në, SHBA-në dhe KUINTI-n për një farë pajtimi në mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nuk e kemi të qartë llojin e modelit pajtues të Serbisë me Kosovën, në njërën anë pala evropiane franko-gjermane është për një marrëveshje paqësore të përkohshme dhjetëvjeçare, në anën tjetër Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, deklaroi se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje finale që mund të arrihet “ditëve në vijim””, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, ende nuk e kemi të qartë se cili model paqësor do pranohet, modeli franko-gjerman me afat dhjetevjeçar apo ai amerikan për një marrëveshje finale?

Ai thotë se, Kosova është çelësi i paqës dhe luftës së tre fuqive të mëdha ekonomike, ushtarake e diplomatike të BE-së, SHBA-se dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Për fat të keq Kosova bëhet viktimë konfliktesh e interesash të BE-së, SHBA-së dhe Rusisë. Duhet cekur se interesi më i madh e më i dobishëm për qeverinë e Kosovës është ai i SHBA-ve, sesa ai francez e gjerman, themi kështu për shkak se BE-ja e Makronit dhe Sholcit janë jashtë Kosovës, ku dhe një liberalizim të vizave nuk ju japin qytetarëve të Kosovës, nëse BE-ja është jashtë Kosovës, përkundrazi amerikanët dhe serbo-rusët janë brenda Kosovës, në njërën anë është Bonstili amerikan për të mbrojtur Kosovën, në anën tjetër të veriut të Kosovës janë serbo-rusët për të sulmuar mëvetësinë e saj”, thotë Mehazi.

Ai shton se, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet të mohojnë marrëveshjen e Francës dhe Gjermanisë e të bëhen të dëgjueshëm ndaj këshillave, projekteve e modeleve të SHBA-ve.

“Nëse departamenti i SHBA-së pajtohet me modelin e dialogut  të përkohshëm paqësore dhjetëvjeçare, Kosovë-Serbi, të Francës dhe Gjermanisë, atëherë kryeministri Kurti duhet pranuar, nëse amerikanët nuk pajtohen, nuk duhet pranuar. Kosova është fëmija e SHBA-së në Ballkan dhe vetëm SHBA-ja me Bonstilin mund të mbrojë Kosovën”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat