Afati për targa nuk shtyhet, Geci: Qeveria është e vendosur, do t’i largojë nga rruga targat e Millosheviqit

Politika

Afati për targa nuk shtyhet, Geci: Qeveria është e vendosur, do t’i largojë nga rruga targat e Millosheviqit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 tetor 2022 Në ora: 22:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se data e fundit është 31 tetori, kur të gjithë qytetarët e Kosovës mund t’i konvertojnë ato në targa legale.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë me 1 tetor është shtyrë me 1 nëntor, ose më mirë të them se në vend që të jetë 30 shtator, data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme, trashëgimi e kohës së Millosheviqit t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS, me ç’ rast edhe të përfitojnë financiarisht nga lehtësimet tatimor, pa taksën doganore, pa akcizën dhe pa TVSH-në. Andaj, unë edhe njëherë iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë të përkatësisë kombëtare serbe që ato vetura që janë me targat e stërvjetëruara t’i konvertojnë në legale dhe legjitime. Janë më pak se 10 mijë vetura të tilla, shumica e targave që kanë serbët në Kosovës tashmë janë të konvertuara”, tha ai.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas kërkesës për shtyrjen e afatit për targa.

Duke folur rreth vendimit të Kurtit për mos shtyrjen e afatit dhe mundësisë së përshkallëzimit të situatës në veri, analisti politik Halil Geci thotë se bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar qëllimin e Serbisë.

Sipas tij, kriminelëve në veri u ka ardhur fundi dhe nëse Qeveria është e vendosur që ta zbatojë ligjin dhe t’i largojë nga rrugët e veriut grupet kriminale që shëtisin nëpër veri me targa të Millosheviqit, ndërkombëtarët do të jenë të këtij mendimi.

“Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se afati për targa nuk do të shtyhet dhe vendimi hyn në fuqi më 1 nëntor. Jam fort i bindur se bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar fort mirë se Serbia në Ballkan ka për qëllim Serbinë e madhe, duke bërë lufta me përmasa gjenocidale, me të vetmen arsye për të krijuar dhunë, me qëllimin e vetëm për pushtimin e territore me slloganin të Millosheviqit, aty ku është një serb aty është Serbi. Prandaj kjo është arseyja se Serbia nuk e njeh gjuhën e paqes. Unë nuk besoj në përshkallëzimin e situatës në veri, edhe pse grupet kriminale të paguara nga Vuqiçi mund të bëjnë ndonjë ekscese të vogla, por fundi i kriminelëve në veri i mbështetur nga rusët i ka ardhur fundi. Nëse Qeveria është e vendosur, për të zbatuar ligje dhe t’i largojë nga rrugët e veriut grupet kriminale që shëtisin ende nëpër Veri me targa të Millosheviqit, fort besoj se edhe ndërkombëtarët së bashku me Amerikën janë të një mendimi që të goditen këto grupe, që ia kanë zënë frymën Kosovës për 22 vite rresht”, deklaron Geci.

Sipas tij, institucionet e Kosovës e kanë kohën e fundit për ta zbatuar ligjin.

“Me të cilat grupe qeveritë paraprake janë bërë milioner me kontrabanda mallrash dhe si duket qeveria aktuale është e gatshme të zbatoj ligjin dhe pa dyshim se nga këto grupe janë në hall edhe vetë qytetaret serbë te veriut. Unë nuk besoj se Vuçiq është aq budalla të hynë në një luftë ku pa dyshim se do të dali humbës, ngase rrethanat e krijuara nga vet Serbia duke ju bërë krahë pushtuesit rusë dhe marrëveshjet e fundit në Këshillin e Sigurimit në mes Rusisë dhe Serbisë e ka futur Serbinë në defanzivë të pa shpresë. Intervenimi i Serbisë me forca ushtarake kinse për t’i mbrojtur pakicat serbe ka ngordhur se bashku me Rusinë. Unë mendoj se institucionet e Kosovës e kanë kohën e fundit për ta zbatuar ligjin, pavarësisht britmave të Maliqit”, pohon Geci.

Image
Halil Geci

Analisti politik, shprehet se edhe nëse bashkohen krejt shqiptarët dhe provojnë ta ngrehin zvarrë Kosovën drejt Rusisë, kot e kanë.

Ai akuzon ish-pushtetarët që tentuan, sipas tij, ta ndajnë dhe copëtojnë atdheun, por ata tashmë janë në burg.

“Sikur të gjithë shqiptaret le të bashkohen dhe le të provojnë ta ngrehin zvarrë Kosovën drejt Rusisë kot e kanë, nuk munden u munduan me gjithë shpirt polari prej Broje dhe rrethi i tij i PDK-së dhe LDK-së, por nuk ja dolën. Ata që tentuan ta ndajnë dhe copëtojnë atdheun dhe t’ia ndryshojnë drejtimin Kosovës drejt sllavizmit Serbo-Rusë sot po mrrizojnë në burgun e Hagës e të lidhur për kunxhit të Hitlerit. A e dini pse? Sepse Kosovën dhe shqiptarët Ibrahim Rugova i ka futur nën sqetullën e Amerikës dhe Amerika i ka futur në binaret pro-amerikane dhe kthim mbrapa më nuk ka. Të gjithë ata që mendojnë se luajnë k... me Amerikën dhe që Kosovën e ndajnë si mi pas tokë e babës së tyre, kanë dështuar dhe do të dështojnë gjithmonë. Ngase projektin e tyre qysh moti ua ka minuar Rugova i madh me Amerikën, por edhe vota e popullit”, thekson Geci.

Ai shprehet se institucioneve aktuale u ka mbetur barra e ish-pushtetarëve dhe të pabesëve paraprak dhe për atë ata pa hezitim duhet ta vendosin rendin dhe ligjin.

“Të tillët që tentuan t’ia bëjnë këtë tradhti atdheut e damkosen veten dhe familjet e tyre me emrin tradhtarë dhe përfunduan si është më keq. Institucioneve aktuale u ka mbetur barrë e ish- pushtetarëve dhe të pabesëve paraprak dhe pa hezitim duhet ta vendosin rendin dhe ligjin në atë pjesë ku ishin lidhur marrëveshje të fshehta në mes tradhtarëve të njohur me emra ata, që pas çlirimit nuk zënin pozicione, e ta vendosin shtabin e UÇK-s në Merdar, por në Kleqkë. Institucionet duhet të jenë më të vëmendshme se kurrë më parë, primare në këtë situatë, për institucionet është të jenë në një vijë me miqtë tonë, por e domosdoshme është që opozita t’i përgjigjet Kryeministrit ashtu siç ju përgjigj ish- kryeministri Haradinaj, ngase Kosova duhet të jetë më e bashkuar se kurrë. Albini nuk e besoj që bënë diçka në kundërshtim me interesat e vendit, pa përkrahjen amerikane, por si duket Serbia i ka ardhur te hunda BE-së dhe amerikanëve, prandaj është koha t’i themi stop krimit në veri, ngase Serbia ka pas gjithmonë synim aneksimin e veriut si dukur Rusia Krimën”, përfundon Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat