Qeveria e re e Serbisë është Qeveria II Kriminelit Millosheviçit/ Çfarë paralajmëron emërimi i spiunit rus në krye të BIA-s?

Politika

Qeveria e re e Serbisë është Qeveria II Kriminelit Millosheviçit/ Çfarë paralajmëron emërimi i spiunit rus në krye të BIA-s?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 26 tetor 2022 Në ora: 08:06
Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin

Gjatë ditës së hënë në Serbi janë publikuar thuajse të gjithë emrat e ministrave në qeverinë e re.

Në raport me Kosovën një qeveri e re atje nuk do të thotë asgjë, por aty bien në sy se disa figura publike në pushtet kanë marrë role të reja edhe më të rëndësishme, se sa kishin, ndërsa shquheshin dhe janë shquar për thirrje antishqiptare, sikurse Vuçiqi duke i shërbyer madje edhe regjimit të Millosheviçit, dhe qeverisë së krijuar nga ai. Kështu ish-kreu i Kuvendit rikthehet në krye të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i mbiquajtur ‘slloba i vogël’, si një imitues i Millosheviçit, “Kasapit të Ballkanit”.

Po ashtu njeriu i deklaruar hapur proRusisë dhe Putini, Aleksandar Vulin është emruar në krye të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) të Serbisë.

Ish-ministri i Policisë tashmë do ta zëvendësojë Bratisllav Gashiqin, i cili ishte në krye të BIA-s që nga 2017-ta.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi në prezantimin e qeverisë së re, që do të drejtohet nga Ana Brnabiq, tashmë Gashiq-in e ka kthyer në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, duke e zëvendësuar me Vulin-in.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetarja dhe analistja amerikane, Ivana Stradner me anë të një shkrimi në Tëitter ka konfirmuar se Vulin ka spiunuar opozitarët rusë.

“Drejtor i ri i BIA-së do të jetë Aleksandar Vulin, i cili ka lidhje të ngushta me agjenturën ruse të sigurisë. Ai i dha Patrushevit transkriptet e bisedave të përgjuara në Beograd ndërmjet anëtarëve të opozitës ruse”, ka shkruar Stradner.

Mehazi: Qeveria e re e Serbisë sipas modelit të Millosheviçit

Image
Sulejman Mehazi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se kjo qeveri e re e Serbisë është qeveria II e Millosheviqit, mirëpo që tani janë bërë ujqër gjakpirës të cilët në mes të Ballkanit Perëndimor duan ta bëjnë një federatë ruse me emrin Serbi.

“Qeveria e re e Serbisë është qeveria II e kriminelit Millosheviq, është qeveri e trazirave, kundërshtime, nxitjeve dhe provokimeve luftënxitëse jo vetëm ndaj Kosovës e shteteve ballkanike, por edhe ndaj BE-së e SHBA-së, opinioni i gjerë e di se kush është, Vuçiqi, Daçiqi, Vulini dhe shqiptari i konvertuar në serb, Gashiqi, të cilët në kohen e Millosheviqit ishin këlyshët ushqyes politike të tij, kurse tani janë bërë ujqër gjakpirës, të cilët në mes të Ballkanit Perëndimor duan të bëjnë federatën ruse me emrin Serbi. Shkurt e qartë qeveria e re e Serbisë është formuar nga direktivat e presidentit të çmendur rus, Putini, hapur vërehet se është qeveri kundër dëshirave politike e diplomatike të BE-së e SHBA-së e për qejfin e politikës luftënxitëse ruse”, u shpreh ai.

Profesori më tej thotë që kabineti i ri qeverisës i Serbisë është paralajmërues i përhapjes së luftës ruse nga Ukraina në Ballkanin e Evropës, dhe, për këtë shkak jo vetëm që Kosova duhet reaguar ndaj kësaj qeverie armiqësore serbe.

“Kabineti i ri qeverisës i Serbisë nuk është qeveri e dialogut me Kosovën, nuk është e paqes evropiane e amerikane, por është paralajmëruese e përhapjes së luftës ruse nga Ukraina në Ballkanin e Evropës, dhe, për këtë shkak jo vetëm që Kosova duhet reaguar ndaj kësaj qeveria armiqësore serbe, por edhe fuqitë e mëdha të BE-së e SHBA-së duhet kundërshtuar fuqishëm me mos njohjen e kësaj qeverie fashiste proruse serbe që është e etur për të kallur luftëra të reja ballkanike. Qeveria e re e Serbisë është qeveri e krimineleve trinomëshe sllavo-ortodokse nacionaliste, shoviniste e raciste: Millosheviq-Vuçiq-Putin”, nënvizoi profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Kelmendi: Beogradi mbetët rrezik permanent për Ballkanin

Image
Muhamet Kelmendi

Ndërsa profesori tjetër, Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot” thotë që emërimi i Vulinit si shef i BIA-s tregon që e gjithë qeveria tashmë janë nacional-shoviniste serbomedhenj dhe që kanë marrëdhënie të mira me Rusinë.

“Gjendja në Serbi është alarmante, kurrë Serbia nuk është ndarë nga Rusia. Kjo nuk pritet as tash dhe as në të ardhmen. Janë thjeshtë marrëdhënie shekullore në mes sllavëve, që bëjnë ndërlidhje të fortë, qoftë edhe të karakterit nacional-fashiste. Tash u ndërtua një qeveri e re në Serbi. Të emëruarit u përcaktuan ata që janë thjeshtë nacional-shoviniste serbomedhenj dhe që kanë marrëdhënie të mira me Rusinë. U caktuan kriminelët në punë të rëndësishme në qeveri. Shefi i deritashëm i BIA-s, Gashiq, u caktua Ministër i Brendshëm. Ndërsa, shef i BIA-s u vendos spiuni rus në Serbi, Aleksandër Vulin, ish-ambasadori serb në Moskë”, thotë profesori.

Tutje, ai shprehet se me këtë qeveri u përcaktua edhe më qartë politika e Beogradit, u pa se Serbia synon Rusinë dhe askush nuk mund të ndanë nga Moska.

“As anëtarët e tjerë në qeveri të Serbisë nuk janë më të mirë. Nuk ka asnjë figurë domethënëse demokratike në pushtet. Zaten, edhe nuk priten anëtarë tjerë, kur vet kryetari i shtetit, Aleksandër Vuçiq, është kriminel i luftës në ish-Jugosllavi. E tërë qeveria ka kësi përcaktimi politik e ultra nacionalo-shoviniste ndaj të tjerëve në Ballkan sidomos ndaj kroatëve, bosanëve, myslimanëve, me theks të veçantë ndaj popullit shqiptar. Me këtë qeveri u përcaktua edhe më qartë politika e Beogradit. U pa se Serbia synon Rusinë dhe askush nuk mund ta ndajë nga Moska. Serbia mbetet shkaktarja edhe më tej e gjendjes së rëndë në Ballkan. Nga ultra shovinistët serb nuk priten veprime demokratike dhe liridashëse. Beogradi mbetet rrezik për Ballkanin”, përfundoi profesori Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat