Kërcënuan me protesta të reja, analisti iu drejtohet ashpër veteranëve: Bëhuni gati për ballafaqim me serbët!

Politika

Kërcënuan me protesta të reja, analisti iu drejtohet ashpër veteranëve: Bëhuni gati për ballafaqim me serbët!

Nga: A.Zh Më: 26 tetor 2022 Në ora: 08:41
Protestat e veteranëve, foto arkiv

Njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka kërkuar nga OVL e UÇK-së, që të mos organizojë protesta, për shkak të kundërshtimit për Projekligjin për Pagën minimale, që së shpejti pritet të dal në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Maxharraj ka thënë se 60 mijë veteranët e Kosovës, duhet të bëhen gati për përballje me Serbinë, e cila sipas tij, po synon luftë në Kosovë.

Ai ka kërkuar që të pastrohen listat e veteranëve dhe të nxirret numri i vërtetë i tyre, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Maxharrajt, dërguar në “Bota sot”:

Veteranët e luftës përsëri kërcënojnë me protesta.

60 mijë veteranë te luftës, në rast nevoje për një luftë të re me Serbinë siç po kërcënon, do ta mundin Serbinë e do ta ndjekin deri te Molla e Kuqe, ku e kemi pas kufirin dikur.

OVL, siç dihet zyrtarisht i ka mbi 60 mijë veteranë të luftës, shifër kjo e cila për tri herë është e zmadhuar në krahasim me numrin e vërtetë, i cili arrin midis 18-20 mijë. Shumë çertifikata janë blerë edhe me shuma të mëdha parash.

Për shumë kohë ky fenomen ishte në diskutim dhe kërkohej nga OLV që të nxirrte numrin e vërtetë të veteranëve, të pastrohen listat.

Por, OVL ka deklaruar dhe ende po deklaron se "nuk ka se çka të pastrohet, listat janë të pastërta".

Kurse qeveria Kurti II, por edhe opinioni i gjerë thekson se listat duhet të pastrohen, sespe numri prej 60 mijë veteranëve nuk është i saktë, këtë e dëshmojnë edhe shumë komandantë të luftës.

Por, pritet që së shpejti Projektligji për pagën minimale të dalë në lexim të dytë në Parlamentin e Kosovës. Por, posa ky projektligj të dalë Faton Klinaku paralajmëron protesta.

Pritni pak, mos u ngutni, pasiqë s'po doni me i pastruar listat me veteranë mashtrues, situata është e tillë me erë lufte në Kosovë, ku ashiqare po kërcënon Serbia.

Prandaj, ju veteranë duhet të bëheni gati të ballafaqoheni me ushtrinë serbe, sepse 60 mijë veteranë sa jeni, jo vetëm që do ta mundni, largoni ushtrinë serbe nga Kosova, por edhe do ta ndiqni deri te Molla e Kuqe, ku e kemi pas kufirin moti.

E pas kësaj populli do t’iu brohorit si heronj të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat