Serbia nuk kalon më 1 nëntor!/ Pas mbi 23 vitesh krim e anarki, koha për sovranitet të plotë-Vjen thirrja urgjente për SHBA-në dhe BE-në

Politika

Serbia nuk kalon më 1 nëntor!/ Pas mbi 23 vitesh krim e anarki, koha për sovranitet të plotë-Vjen thirrja urgjente për SHBA-në dhe BE-në

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 26 tetor 2022 Në ora: 10:12
Njësia Speciale e Kosovës

Pavarësisht kërkesës së emisarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për shtyrje për 10 muaj të vendimit për regjistrimit të targave në RKS, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se afati i fundit për regjistrimin e veturave në targa legjitime është 31 tetori. 

Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës me përkatësi serbe që t’i kthejnë targat në RKS. 

Këto ditë i pari i Qeverisë është duke u përballur me presione të ndryshme ndërkombëtare e po ashtu edhe vendore për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat. 

Por, ai shprehet i vendosur në zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.  

Lidhur me këtë gazeta “Bota sot” ka biseduar me analistin politik Gani Qarri. 

Image
Gani Qarri

Fillimisht, ai ka rikujtuar se marrëveshja për zëvendësimin e targave ilegale, të lëshuara nga Serbia me ato legjitime të Republikës së Kosovës është nënshkruar para mëse një dekade, por Serbia njëjtë si në të kaluarën, edhe tani vazhdon ti ikë zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.   

Por, sipas tij problem nuk ndërlidhet vetëm me targat e veturave, por edhe me dokumentet personake të serbëve të ardhur në veri me qëllim të rritjes artificiale të numrit të tyre në Kosovë, 

Për aq më tepër, problemi në fjalë, nuk ka të bëjë vetëm me targat, por edhe me dokumentet personale, të rreth 10-15 mijë serbëve të sjellë nga Bosna e Kroacia në veri të Kosovës, për rritjen e numrit të serbëve në këtë pjesë të vendit tonë, të cilët duke qenë se posedojnë vetëm dokumente personale të Serbisë por jo edhe ato të Republikës së Kosovës, Serbia para një kohe, pranoi qarkullimin e lirë të qytetarëve me letërnjoftime, por jo edhe konvertimin e targave.   

Pranimi i letërnjoftimeve u bë me qëllimin, që serbët e shpërngulur nga Bosnja e Kroacia, të vendosur nga shteti serb, në Veri të Kosovës, të mos detyrohen, të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit edhe po të duan, për shkak të mungesës së dokumenteve personale të Republikës së Kosovës, të mos mund ti zëvendësojnë as tabelat e automjeteve ilegale të lëshuara nga Serbia, me targa legjitime të Kosovës”, potencoi Qarri.    

Ai vazhdoi duke potencuar se tendenca primare e Serbisë, ishte që për asnjë çmim, të mos arrihet të kuptohet nga organet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe qytetarët shqiptarë, numri i vërtetë i serbëve, të vendosur si kolonistë modern nga republikat tjera të ish federatës jugosllave në Veri të Kosovës. 

Ata shpresonin se pas pranimit të marrëveshjes për qarkullim të lirë, përveç imponimit të serbëve, jorezident me letërnjoftimeve të Serbisë, Vuçiqi do të arrij t`ia imponojë Kosovës edhe targat me akronimet e kohës së Millosheviqit, për qytetet e Kosovës.       

Megjithatë, në fillim interesimi i qytetarëve serb për zëvendësimin e targave ilegale me ato legjitime të Republikës së Kosovës ishte i madh, por presioni dhe pengesat nga Serbia, bënë që ata të mos guxonin, ti zëvendësonin targat ilegale të prodhuara në Rashkë të Serbisë, me ato legjitime ë Republikës së Kosovës, megjithëse marrëveshja për zëvendësimin e tyre, është nënshkruar para mëse një dekade në Bruksel ndërmjet të dy vendeve”, u shpreh analisti.   

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe, duhej të hynte në fuqi me 1 shtator, megjithatë me kërkesën e miqve ndërkombëtar u shty deri më 1 nëntor për tu dhënë kohë të mjaftueshme serbëve në veri me tabela të Serbisë, që ta bëjnë zëvendësimin e tyre, duke i liruar nga të gjitha llojet e pagesave.   

Andaj, analisti e konsideron si të padrejtë ndaj Kosovës kërkesën e BE-së dhe SHBA-së, për shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për target. 

“Por përkundër të gjithave, presioni i Aleksandër Vuçiqit dhe satrapëve të qeverisë së tij, nga Beogradi, penguan mbarëvajtjen e procesit të konvertimit të targave, ndaj SHBA dhe BE, nuk është e drejtë të kërkojnë nga Kosova edhe më tej zgjatjen e afateve, por urgjentisht ti parandalojnë ndërhyrjet dhe presionin e Serbisë, ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe ti ftojnë ata që pas më tepër se dy dekadave anarki, ta respektojnë ligjin e vendit ku jetojnë, dhe zëvendësojnë targat pa kërcënime nga Serbia”, u shpreh ai.  

Qarri theksoi që tanimë po shihet publikisht, se konvertimi i targave nuk është çështje e zgjatjes as shtyrjes së afateve, por akt flagrant i përzierjen brutale të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. 

“Ky është presion i hapur politik nga Serbia, për parandalimin e zëvendësimit të targave ilegale me targa legjitime të Kosovës, nga frika se kolonistët nga Bosna e Kroacia, do të detyrohen ti marrin edhe dokumentet personale të shtetit të Kosovës dhe në këtë mënyrë, do të kuptohet edhe numri i saktë i serbëve, që Serbia ka sjellë nga Bosnja e Kroacia dhe vendosur ilegalisht në Veri të Kosovës”, nënvizoi ai.  

Prandaj, sipas publicistit, nuk do mend se më 1 nëntor, do të ndodhë vetëm ajo që kanë planifikuar dhe do të lejojnë vet fuqitë vendimmarrëse të ndodhë. 

Pas mbi 23 vitesh krim e anarki, në atë pjesë të vendit tonë nga bandat kriminale serbe të ndërsyera nga Serbia, udhëheqësit e të cilave janë vendosur edhe në Listën e Zezë të SHBA-ve, dhe nuk ka më të bëjë më kryeministrin Kurti as shtyrjen apo zgjatjen e afateve, por me vullnetin politik të këtyre fuqive, për dhënien e kuptimit shtetëror dhe shtrirjes së rendit e të ligjit edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës, pa imponimin  e kolonistëve, si administrator të Veriut të vendit tonë!”, përfundoi analisti Gani Qarri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat