“Do të luftojmë për Kosovën”/ Kërcënimet e Vuçiqit dhe paralajmërimi i Kurtit – Alarmon analisti, zbulon skenarin e mundshëm!

Politika

“Do të luftojmë për Kosovën”/ Kërcënimet e Vuçiqit dhe paralajmërimi i Kurtit – Alarmon analisti, zbulon skenarin e mundshëm!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 26 tetor 2022 Në ora: 22:15
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javë më parë ka folur për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu shqetësimin se Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina dhe dëshiron që disi të vendoset në Ballkan si alternativë ndaj Perëndimit demokratik.

Kurti nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, sepse në anën serbe të kufirit me Kosovën ka rreth 48 baza operative sulmuese progresive rreth kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 sosh i përkasin xhandarmërisë.

Kurti beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se nuk do të ketë kurrë konflikt, se nuk do të ketë më kurrë luftë.

“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse atëherë vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake dhe kurse kishin planifikuar 91 sosh. Nga ato stërvitje ushtarake, dy më të rëndësishmet janë quajtur ‘Mburoja sllave’ dhe ‘Vëllazëria sllave’”, thotë Kurti.

Për këto deklarata të kryeministrit Kurti, ka folur prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se, deklaratat e kryeministrit Kurti për rrezikun e ndonjë lufte të mundshme në Ballkanin Perëndimor e sidomos me Kosovën, janë keqinterpetuar nga opozita e Kosovës për qellimet e tyre meskine.

Sipas tij, kjo është bërë për përfitime politike, për ndonjë avantazh politikë duke e injoruar deklaratat e Kurtit se ai gjoja po kërkon të luftohet me Serbinë, se po nxitë luftë me Serbinë.

“Më te zëshmit në këtë drejtim ishin krerët e partive politike si Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Ramush Harajdinaj por edhe të tjerët të llojit të Isa Mustafës të degraduar. Kurse një far grenelisti i Kosovës, Avdulla Hoti në veçanti deklaroi se disa politikanë që e përmendin luftën (aludon në kryeministrin Kurti), e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflacioni i lartë e pakënaqësitë sociale”, etj.”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, kërcënimet për luftë janë të pranishme nga ana e Serbisë, e sidomos tani kur Rusia është në luftë më Ukrainën nga e cila po përjeton debakël dhe se përkeqësimi i situatës së luftës atje mund të këtë edhe reprekusione në Ballkanin Perëndimor, kur Rusia për të larë fytyrën e vet permës Serbisë të kërkojë të ndezë fitilin e luftës në Ballkanin Perëndimor e sidomos në Kosovë.

“Këtë më së miri e ilustron deklarata e vet kreut të shtetit të Serbisë, Vuçiq i cili këto ditë në gradimin e ushtarakëve deklaroi “Do të luftojmë për Kosovën”. Kjo është vetëm një prej shumë deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimësi po e kërcënon Kosovën. Kërcënimet e shpeshta dhe të vazhdueshme, janë alarm për qytetarët e Kosovës, se me të vërtetë mund të ndodh një sulm i tillë nga Serbia e i përkrahur nga Rusia”, shprehet Maxharraj.

Ai shprehet se Serbia e ka vu Kosovën në një rrethim të hekurt.

“Duke u bazuar në sjelljet e Serbisë për kërcënimet e saj me luftë ndaj Ballkanit Perëndimor e në veçanti ndaj Kosovës, të cilën e ka vu në rrethim të hekurt me ushtri dhe me bandat kriminele në veri si vegla të saj, edhe ekspertët e sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë për ndonjë provokim apo konflikt në veriun e Kosovës, përmes bandave që i ka atje, dhe të cilat janë vu në gjendje gatishmërie, edhe përkundër asaj se në Kosovë është KFOR-i dhe NATO dhe se kjo varet nga zhvillimet e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, kur Rusia nis të dështoi duke i dhënë sinjalin Serbisë që të veproj, por edhe nga vendosmëria e mbrojtjes së Kosovës nga KFOR-i dhe NATO", pohon ai.

Maxharraj shton se, mu për këtë arsye duke e parë tensionimin e situates në veri, SHBA i sjelli 300 marinca shtesë në mbrojtje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat