“Nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë, patjetër dhet të qartësohet edhe kjo ҫështje”

Politika

“Nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë, patjetër dhet të qartësohet edhe kjo ҫështje”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 27 tetor 2022 Në ora: 11:56
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer pak ditë më parë është takuar me përfaqësues të Luginës së Preshevës.

Serëer ka thënë biseda me përfaqësuesit e Luginës e ka bërë atë të mendoj përsëri për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas analistit amerikan, Serbia duhet të jetë e përgatitur që të ofrojë numër proporcional të ulëseve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin e Serbisë.

“Reciprociteti është një parim themelor diplomatik. Vizitorët e mi më thanë se njerëzit në Departamentin e Shtetit preferojnë termin “simetri”. E pranoj se nuk e kuptoj ndryshimin. Çështja është se çfarëdo që të kërkoni nga dikush tjetër, duhet të jeni të gatshëm të jepni diçka të barabartë në këmbim, nëse ekziston një ekuivalent. Pra, nëse ka dhjetë vende të rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës (ka), Beogradi duhet të jetë i përgatitur të ofrojë një numër proporcional të vendeve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin serb (ku sot nuk ka asnjë”, ka shkruar Serwer.

Duke marrë parasysh këtë propozim të Serwer dhe se marrëveshja duhet të përfundoj sipas zbatimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të ketë reciprocitet për shqiptarët e Luginës, ka komentuar edhe njohësi i ҫështjeve politike, Leon Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Sipas tij, të gjitha marrëveshjet me Serbinë, duhet të kenë për bazë reciprocitetin në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ndryshe nuk mund të cilësohet si marrëveshje ndërshtetërore.

“Natyrisht që duhet patur parasysh kompleksitetin e çështjes e ku edhe ashtu siç duket marrëveshja nuk do të jetë përfundimtare, atëherë është tejet me rëndësi, që në një marrëveshje të ndërmjetme duhet të qartësohet çështja e shqiptarëve në Kosovën lindore , përkatësisht në Luginë dhe të mbrohen të drejtat e tyre ashtu siç mbrohen të drejtat e serbëve në Kosovë”, thekson Duhanaj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat