Profesori: Albin Kurti me targat serbe Vuçiqin dhe qeverinë e tij e ka futur në dy qorsokake

Politika

Profesori: Albin Kurti me targat serbe Vuçiqin dhe qeverinë e tij e ka futur në dy qorsokake

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2022 Në ora: 22:37
Albin Kurti

Serbia ka paralajmëruar barrikada në veri, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Derisa, autoritetet në Prishtinë thanë se Serbia po kërcënon me dhunë vetëm pse Kosova po zbaton ligjin.

Profesori Sulejman Mehazi, për “Bota sot” ka thënë se veprimi i Kurtit është vetëm mbrojtja e sovranitetit të Kosovës.

Ai thotë se “kryeministri i Kosovës nuk duhet mikluar po reaguar ashpër me policinë e Kosovës, kështu do kishte vepruar edhe qeveria e Serbisë kundër shqiptarëve të Luginës”.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk bën asgjë më tepër me targat serbe sesa që mbron sovranitetin e Kosovës, shtetet serioze në botë kështu veprojnë e jo ndryshe. Shtetet kanë ligjet kushtetuese dhe këto ligje duhet të respektohen e zbatohen rreptësisht nga të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk mundet ndryshe, nëse serbët e Kosovës nuk pajtohen me ndryshimin e targave nga serbe në ato të Kosovës atëherë normale se policia e Kosovës do reagonte me konfiskimin e makinave me targa serbe brenda Kosovës, nëse Gjermania në fund të shekullit të kaluar iu kërcënua me luftë qytetit të Hamburgut për shkak mospagesës së tatimeve federatës gjermane, pse dhe qeveria e Kosovës mos të reagonte ashpër ndaj serbëve të Kosovës për shkak mos respektimit të targave të Kosovës. Barrikadat serbe në veri nuk janë gjë tjetër përveç mohimeve të ligjeve të Kosovës, kurrsesi kryeministri i Kosovës nuk duhet mikluar po reaguar ashpër me policinë e Kosovës, kështu do kishte vepruar edhe qeveria e Serbisë kundër shqiptarëve të Luginës”, thotë ai.

Sipas tij, kryemisnitri i Serbisë, duhet të ketë të qartë se në krye të pushtetit në Kosovë është Albin Kurti dhe jo qeveritë e Thaçave, Mustafave e Haradinajve.

Image
Sulejman Mehazi

 

Kryeministri i Serbisë duhet ta ketë të qartë se qeveria e tanishme e Albin Kurtit nuk është qeveri e Thaçave, Mustafave e Haradinajve që për shkak bizneseve të tyre korruptive me Serbinë përkuleshin para veprimeve kërcënuese serbe, Vuçiqi duhet ta dijë se qeverinë e Kosovës e udhëheq sfiduesi i pakrompomis që pa frikë ju del në ballë të gjitha sfidave e problemeve politike ndaj Serbisë, Vuçiqi duhet ta dijë se Albin Kurtin e bëjnë të fuqishëm kundërshtimet politike ndaj Serbisë, se Albin Kurti është tip i politikanëve dinamik me principe të pathyeshme politike, se kërcënimeve serbe ju rri patrembur për të mposhtur Vuçiqin dhe qeverinë e tij”, shprehet ai.

Tutje, shton se Aleksandar Vuçiqi do bindet se me Albin Kurtin gozhda politike i ka rënë në gozhdë.

“Vuçiqi i Serbisë duhet ta kuptojë se Albin Kurti është arrë e fortë politike, se është politikan konfliktuoz për të fituar e jo për të humbur, Kurti është sfidues i konflikteve politike serbe e jo tolerues, Albin Kurti e ka të qartë se vetëm konfliktet me Serbinë bien dialog e dialogjet bien paqë, Vuçiqi duhet ta kuptojë se me targat serbe kryeministri i Kosovës luan rolin e regjisorit politik për të bërë lojëra dramatike konfliktuoze, Albin Kurti e ka të qartë se pa konflikte dramatike s'ka dialog, konfliktet me Serbinë përshpejtojnë marrëveshjen e njohjes së Kosovës nga Serbia. Aleksandar Vuçiqi do bindet se me Albin Kurtin gozhda politike i ka rënë në gozhdë. Albin Kurti me targat serbe presidentin e Serbisë Vuçiqin dhe qeverinë e tij e ka futur në dy qorsokake të padëshirueshme diplomatike e politike, o luftë me Kosovën, o mposhtje e njohje reciproke paqësore me Kosovën”, përfundon profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat