A duhet të përfundojë marrëveshja me Serbinë sipas propozimit të profesor Serwer?

Politika

A duhet të përfundojë marrëveshja me Serbinë sipas propozimit të profesor Serwer?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 28 tetor 2022 Në ora: 22:11
Daniel Serwer

Pak ditë më parë, profesori i “John Hopkins University” dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka pasur një takim me përfaqësues të Luginës së Preshevës. Ai ka thënë se biseda me përfaqësuesit e Luginës, e ka bërë atë të mendojë përsëri për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, reciprociteti duhet të jetë rregulla mbi të cilën ndërmerren veprime sa i përket dialogut. Kur e ka thënë këtë, Serwer ka përmendur faktin se në Kuvendin e Kosovës ka ulëse të rezervuara për serbët.

“Reciprociteti është një parim themelor diplomatik. Vizitorët e mi më thanë se njerëzit në Departamentin e Shtetit preferojnë termin “simetri”. E pranoj se nuk e kuptoj ndryshimin. Çështja është se çfarëdo që të kërkoni nga dikush tjetër, duhet të jeni të gatshëm të jepni diçka të barabartë në këmbim, nëse ekziston një ekuivalent. Pra, nëse ka dhjetë vende të rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës (ka), Beogradi duhet të jetë i përgatitur të ofrojë një numër proporcional të vendeve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin serb (ku sot nuk ka asnjë)”, ka shkruar Serwer.

Ai ka thënë se reciprociteti duhet të implementohet edhe kur vjen puna tek asociacioni i komunave me shumicë serbe. Serëer ka thënë se asociacioni s’duhet të ketë më shumë autoritet ekzekutiv sesa ka një shoqatë e komuniteteve shqiptare në Serbi.

“Ky parim duhet të zbatohet edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, që Beogradi dëshiron të formohet brenda Kosovës. Ajo nuk duhet të ketë më shumë autoritet ekzekutiv sesa një shoqatë e krahasueshme e komuniteteve shqiptare brenda Serbisë”, ka shtuar Serwer.

Mehmeti: Serbia kërkon mbështetjen e serbëve në Kosovë, edhe Kosova duhet të kërkojë të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginë

Image
Faton Mehmeti

Duke u nisur nga ky propozim i profesorit Serwer, njohësit e ҫështjeve politike në vend kanë komentuar rreth tij. Kështu, analisti Faton Mehmeti thotë se, ҫdo marrëveshje duhet të jetë konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Patjetër se çdo marrëveshje duhet të jetë konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çdo gjë tjetër s’ka efekte juridike dhe si e tillëështë e pavlefshme. Kështu që, në këtë kuptim pala shqiptare e Kosovës duhet ta ketë të qartë, vetëm duke u nis mbi parimin e respektimit të Kushtetutës të jetë ҫdo vendim”, vlerëson ai.

Mehmeti thotë se, përderisa Serbia kërkon mbështetjen e serbëve në Kosovë, edhe Kosova duhet të kërkojë të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginë.

“Derisa Serbia kërkon mbështetje, të drejtat e serbëve në Veri edhe Kosova të fus në marrëveshjen finale edhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Paraprakisht para fundit të nënshkrimit të marrëveshjes delegacioni nga Kosova të pasqyrojë para qytetarëve marrëveshjen”, tha Mehmeti.

Mulliqi: Në harmoni më qëndrimet e Amerikës mike

Image
Skender Mulliqi

Poashtu edhe njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi thotë se, dialogu Kosovë-Serbi tashmë ka lënë shumë vite mbrapa që po zhvillohet, e ende nuk po kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, meqë pala serbe ende po e zhvillon dialogun me logjikë të vjetër kërcënuese e pushtuese karshi Kosovës.

“Pas ndërprerjes së dialogut për disa kohë, janë intensifikuar përpjekjet për të gjetur forma dhe ide të reja që të kemi një marrëveshje finale. Në Prishtinë dhe në Beograd, po kemi shpesh vizita të Escobarit dhe Lajҫakut të shtyrë edhe nga lufta në Ukrainë, duke na plasuar edhe ide të ndryshme lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këto ide të plasuara rishtazi, nuk guxojnë të largohen nga Kushtetuta e vendit, se kjo do të ishte jo legjitime dhe e papranueshme për të ardhmen e Kosovës. Nuk është e tepërt kur jemi këtu të theksojmë se Asociacioni i nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015 nga Thaҫi dhe Mustafa, që na është lënë tash si ‘patate’ e nxehtë në duar, bie në kundërshtim me 23 nene të Kushtetutës së Kosovës”, vlerëson ai.

Sipas Mulliqit, nuk duhet të kemi nguti shumë të procesit, se bëhet fjalë për një çështje jetike për Kosovën dhe të ardhmen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.Kur bëhet fjalë te masat e reciprocitetit, kjo temë duhet të shkojë në harmoni me qëndrimet e Amerikës mike, e cila është për një zgjedhje fatlume për Kosovën.

“Qeveria jonë dhe kryeministri Kurti, i cili po udhëheq bisedimet për Kosovën, duhet t’i ketë parasysh preferencat e Escobarit për shtyrje të afatit, edhe pse ky është një proces i pandalshëmreciprok, që e konfirmon shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Serbisë më duket se për herë të parë është duke iu bërë presion më i madh politikë ndërkombëtar, për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, gjatë procesit apo në fund të tij. Kjo nuk do koment se Serbia duhet më në fund t’i pranon rrethanat se Kosova është shtet, dhe se nuk do të ketë kthim mbrapa, siçpo mendon ende presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi. Ai është duke llogaritur në  faktorin kohë, që mos tëndryshojnë rrethanat politike ndërkombëtare në, favor të Serbisë”, thotë ai.

Ai thotë më tutje se, kjo është kaptinë e mbyllur dhe se proceset dhe as koha nuk kanë kthim mbrapa në idetë e shekullit të kaluar.Kur jemi te shtruarja dhe futja e çështjes të shqiptarëve të Kosovës Lindore në bisedime, është çështje që justifikohet. Dihet së një delegacion i shqiptarëve kishte para pak kohe me zyrtarë të ndryshëm të shtetit amerikan, dhe me z.Escobar.

“Të drejtat e tyre në Luginë shumë gjatë janë mohuar dhe kjo çështje nuk bën të vazhdojë më gjatë, duke kërkuar një baraspeshë me minoritetin serb të Kosovës, i cili ka të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botë.Ata janë vu në shërbim të hegjemonisë së re serbomadhe në rajon.Se a do të kemi edhe temën e komunitetit shqiptarë të Luginës, të pranishme në vazhdimin e dialogut vështirë  është të parashikohet.Por, që kjo temë po interancionalizohet dhe e cila kërkon  zgjidhje fatlume për shqiptarët e nëpërkëmbur në Kosovën Lindore, nuk ka dyshim”, tha ai.

Analisti Mulliqi thotë se, nuk dihet se a do të përfundojë shpejt procesi i dialogimit me palën serbe, pasi ka solucione të ndryshme. Ai mendon se një marrëveshje gjithëpërfshirëse reciproke mund të ndodhë gjatë vitit vijues, e jo më herët, se ende Vuҫiqi po mban pozicion diametralisht të kundërt. Ai thotë se duhet të shikohet arritja e një marrëveshjefinale embështetur nënjë asociacion pa fuqi ekzekutive dhe as mbi formulën e shkëmbimit territorial siҫka ndodhur të propozohej më parë.

“Asociacioni ishte dashur të ketë pikënisje vendimet e Gjykatës Kushtetuese të  Kosovës, për të mënjanuar kështu çfarëdo autonomie të gjerë për serbët në veri, dhe më pas sigurisht edhe një “Republikë serbe” në Kosovë.Ideja me kompetencaekzekutive, bie ndesh edhe me natyrën e multietnicitetit. Kosova është shtet multi-etnik, me kushtetutë avancuese, që mbron dhe promovon të drejtat e minoriteteve.Idetë e tilla bien ndesh edhe me deklaratat e Grupit të Kontaktit për Kosovën, ku bëjnë pjesë shtetet vendimmarrëse, e ku thuhet se nuk ka ndarje të Kosovës”, thekson Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat