Pasardhësi i kasapit të Ballkanit kërcënon Kosovën me luftë, Kurti i shqetësuar, opozita e relaksuar! Pse?!

Politika

Pasardhësi i kasapit të Ballkanit kërcënon Kosovën me luftë, Kurti i shqetësuar, opozita e relaksuar! Pse?!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 29 tetor 2022 Në ora: 12:03
Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe minsitrat e tij, të cilët po ndjekin politiken e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, në vazhdimësi po kërcënojnë Kosovën me luftë e trazira.

Për të shkuar edhe më largë, ata tashmë kanë dhjetëra baza ushtarake dhe policore për rreth Kosovën, ku shpeshherë i ngrisin në qiell edhe aeroplanët luftarak, duke kërcënuar kështu shqiptarët.

Pas këtyre kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë, ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që shprehu shqetësimin e tij për luftën.

Për këtë çështje, analisti dhe profesori Binak Maxharraj thotë se, Kurti u deklaruar për mundësinë e ndonjë konflikti duke e pa rrethimin e hekurt të veriut me ushtri dhe më instalimin e bandave kriminele në veri, por një mundësi të këtillë nuk e përjashtojnë as ekspertët e sigurisë.

Image
Albin Kurti

“Kështu Philips, drejtor i programit për paqe dhe të drejta të njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbis thekson se: Bota e ndarë midis demokratve dhe autokratëve, Vuçiq është rreshtuar ne anën e autokratëve. Nëse Putin ndihet i dëshpruar për shkak teë humbjes së luftës me Ukrainën mund të përpiqet ta shpërqendron Perëndimin dhe NATO-n, duke e hapur një front tjetër e duke e përdorë Serbinë e Vuçiqin si një luftë në distancë. Duhet të përgatitemi për këtë”, citon Maxharraj profesorin amerikan.

Edhe eksperti tjetër amerikan i sigurisë Ivan Sascha Sheean, profesor në Universitetin Baltimorë, fletë për doza të mëdha të rrezikut për shpërthimin e një dhune të përgjakeshme, sepse sipas tij Serbia prej kohësh i ka grumbulluar trupat rreth Kosovës dhe patrollon kufirin me avion luftarak të prodhimit Rus, kjo është një pamje shqetësuese dhe e tmerrshme, thekson ai.

Por një shpërthim të pritur dhe të planifikuar mirë nuk e përjashton as analisti i njohur amerikan Bugajski i cili thekson se “Serbia është peng i Rusisë në Ballkan e cila po mundohet t’i përdorë serbet për të nisur një luftë të re me fqinjët e saj, për të rritur ndikimin ndërkombëtar. Sipas Bugajskit, Beogradi dhe Moska vazhdimisht i akuzojnë qeveritë e Kosovës dhe shqiptarët se po kërcënojnë të drejtat dhe ekzistencën e pakicës serbe në Kosovë”, tezë kjo e cila është në fokus dhe në vëmendjen e Serbisë qe një shekull e këndej, për të kulmuar gjatë regjimit të Millosheviqit”, pohon Maxharraj.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Sipas tij, shqetësimet e kryeministrit Albin Kurti për ndonjë rrezik të munshëm konflikti përkrahet edhe nga ekspertët vendor.

“Doajeni dhe eksperti i sigurisë Ramadan Qehaja thotë se armatosja e Serbisë me armatim kryesisht të rënd ofansiv nga Rusia e se fundit edhe nga Kina çdo gjë është e mundshme. Kujtoj, thekson Qehaja, se këto deklarata janë të bazuara dhe nuk kanë te bëjnë siç thonë disa nga opozita me tentativë e shmangjës nga problemet e mbrendshme dhe zhvendosjën diku tjetër-në rrezikshmërinë nga angazhimi luftark serb ndaj Kosovës. Organizimi i dhjetëra trajnimeve, ushtrimeve, manovrave në bashkëpunim të ngushtë me komandatë dhe njësitet ruse me emërtime si “Vëllazëria Sllave” nuk mund të trajtohen thjesht si një demonstrim force”. Sipas tij, pretendimet e hapura të krerëve të Serbisë, janë argumente shtesë në favor të tezës që sulmi ushtarak nga Serbia nuk mund të përjashtohet. Edhe eksperti i njohur i sigurisë Hajrullah Tërnava thekson se “Serbia dhe Vuçiq në vazhdimesi po provokojnë situatën në Kosovë. Ajo bënë tensione në vend edhe për shkak të mos realizimit të marrëvshjeve në dialog e cila po deklarohet me tendenca provokuese, destabilizuese, luftënxitëse ndaj Kosovës”. Ndërsa eksperti i sigurisë Avni Islami thotë se “Serbia dhe ai që është në krye të saj, Vuçiq janë në gjendje gatishmërie dhe tendenca e tyre është që ta krijojnë në Krime të vogël ashtu siç ka bërë Rusia, por tash me veriun e Kosovës””, potencon Maxharraj.

Profesori përmend edhe ekspertin tjetër të sigurisë Seb Bytyçin i cili  thekson se edhe “pëkundër pranisë ndërkombëtare Kosova nuk guxon të përjashtojë, neglizhojë kurrfarë presioni dhe agresioni nga Serbia. E kemi parë edhe rastin e Ukrainës por edhe rastet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Shpeshherë lufta dhe veprimet ushtarake kanë nisur kur nuk është pritur e sidomos kohëve të fundit. Kështu që Serbia mund të frymëzohet nga suksesi i Azarjbaxhanit ndaj Armenisë dhe të ndërmarrë diçka”, ka thënë profesori Seb Bytyçi.

Maxharraj shton se, siç po shihet nga deklarimet e ekspertëve të sigurisë në nivel ndërkombëtar dhe vendor shqetësimet e kryeministrit Albin Kurti nuk janë vetem një frazë, nuk është pse ai po kërkon luftë, nuk është qe po e shqëteson popullatën e sidomos shqiptarët në Kosovë, por është diçka që mund të ndodh dhe e rrezikshme.

“Deklaratat e Kurtit po e shqetësojnë vetëm opozitën e Kosovës, të të gjitha partitë politike në Kosovë në krye me Ramush Haradinaj, Memili Krasniqin, Lumir Abdixhikun e disa të tjerë, të cilët nuk e kanë hallin e agresionit të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës, halli i tyre nuk është interesi nacional i Kosovës, mbrojtja e shtetit, por është ajo që me poshtërësitë e tyre si politikanë të paftyrë duke u rreshtuar përkrah Serbisë, anipse ajo i ka mbreh thikat mbi shpinën e Kosovës, për këtë, këta mjerana të oppzites nuk kanë dertë. Derti i tyre në këto ditë të veshtira nëpër te cilat po kalon Kosova është se si të ia nxinë jetën qeverisë Kurti, se si të bahën bashkë edhe me Serbinë e më të birin e djallit për të rrëzuar qeverinë Kurti, bile këta mjerana të pafytyrë shkojnë edhe aq larg sa që i përdorin edhe fëmijët e shkollës duke i lanë pa mësim për qëllimet e tyre të poshtra dhe karrieriste. Këta mjerana që me afër e kanë Vuçiqin se sa Kurtin e Vjosën dhe qeverinë, së shpejti në zgjedhjet e ardhshme përsëri votuesi, populli do të ua tregojë vendin, do ta përdorë gërbaqin për t’i fundos si stërvina”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat