“Këtë e di shumë mirë”/ Ish-komandanti i UÇK-së paralajmëron Putinin, kjo është arsyeja pse po kërcënon me armë bërthamore!

Politika

“Këtë e di shumë mirë”/ Ish-komandanti i UÇK-së paralajmëron Putinin, kjo është arsyeja pse po kërcënon me armë bërthamore!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 29 tetor 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon edhe në ditët e sotme, edhe pas gati tetë muajve lufte të pandërprerë nga më të rreptat, kryesisht si pasojë e mungesës së mëshirës nga Rusia, e cila ka vrarë dhe ka kryer gjenocid në Ukrainë.

Ndërkohë, ushtria ukrainase është fuqizuar aq shumë, sa përveç se ka çliruar muajve të fundit një territor sa Kosova, ka filluar t’i çlirojë edhe zonat e okupuara, për të cilat Rusia e shpalli aneksimin.

I papërgatitur për këtë kundërpërgjigje, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po deklarohet që mund t’i përdorë edhe armët bërthamore nëse nuk e fiton atë që dëshiron.

Image
Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha

E në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore ka folur ish komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Ai ia shuan shpresat Putinit për “blofin” që po krijon për armët bërthamore, duke theksuar që nuk mundet as nuk guxon të i përdorë.

Sipas tij këto kërcënime po bëhen vetëm për t’i frikësuar shtetet e vogla që rreshtohen në anën e tyre.

Putini nuk mundet as nuk guxon të përdorë armët kimike, biologjike dhe atomike, këtë e din si shumë mirë po i përdori ato fitues nuk do të ketë. SHBA janë në kontakt me Rusinë sa i përket përdorimit të armatimit të tepruar në Ukrainë. Kërcënimet bëhen që t’i frikësojnë shtetet e vogla që të rreshtohen në anën e tyre”, u shpreh ish – komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat