Tomë Gashi “godet” opozitën për çështjen e targave/ Paralajmëron serbët!

Politika

Tomë Gashi “godet” opozitën për çështjen e targave/ Paralajmëron serbët!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 29 tetor 2022 Në ora: 19:59
Tomë Gashi

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të modifikuar afatin për konvertimin e targave të makinave ngjalli reagime të diplomatëve amerikanë dhe opozitës në Kosovë.

Mirëpo në lidhje me këtë temë Gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar me avokatin Tomë Gashi.

Ai u shpreh se ky vendim i kryeministrit Kurti është i duhuri për vendin tonë pasi kemi një shtet dhe nuk duhet lejuar të ketë tabela të kohës së Millosheviqit.

“Vendimi i kryeminsitrit Kurti është brilant në aspektin e implementimit të vendimit për targa. Sepse me këtë vendim për shkallëzim të bërë publike disa ditë para se të kaloj afati i dhënë që të ndërrohen tabelat nga ato të paraluftës në tabela të makinave të Republikës së Kosovës. Pra në të gjitha qytetet e Kosovës të kemi vetëm një lloj tablelash të makinave ato RKS.

Sepse kemi vetëm një shtet që ka autoritet për tabela të makinave në Kosovë e jo të lejohen edhe pas 23 viteve çlirimi nga Serbia dhe 14 vite pas shpalljes së pavarësisë të kemi ende tabela të kohës së Millosheviqit”, u shpreh ai.

Avokati më tej thotë që nuk ka askund në botë që të lëshoj tabela të makinave një shtet tjetër për një shtet tjetër.

Ky vendim i qeverisë Kurti duhet të shihet si dhënie edhe të një shanse serbëve të Kosvës të hyjnë vullnetarisht në sistemin unik të shtetit tonë për regjistrim të makinave. Sepse nuk ka askund në botë që të lëshoj tabela të makinave një shtet tjetër për një shtet tjetër. Qeveri Kurti po duhet t’i kryej punët që këta të tjerët si kryen për 14 vite duke lejuar çuditërisht që të kemi një situatë të çmendur që Serbia të lëshoj tabela për shtetin e Kosovës”, thotë avokati.

Gashi më tej, thekson që ata që kanë qenë në pushtet për 20 vite kanë punuar duke mos e nervozuar Serbinë e kështu duke lejuar edhe tabelat për serbët.

Ata që ishin në pushtet për 20 vite, saktësisht deri më 14 shkurt 2021 më shumë janë kujdesur që të mos e nervozojnë Serbinë në shumë aspekte, edhe në aspektin e regjistrimit të targave të makinave, saqë na bënë sui generis për të keq. Duke i ndarë qytetarët e Kosovës në etni edhe në bazë të përkatëssisë nacionale, duke lejuar që të kemi tabela për serb”, shpjegon Gashi.

Në fund, avokati shton që ata që na përfaqësuan për 20 vite na e kanë dëmtuar shtetin mjaftë shumë dhe është pozitive që tashmë kjo qeveri po punon në përmisimin e gjendjes.

Askund në botë nuk ka në një shtet të ketë tabela të ndryshme vetëm për shkak të përkatësisë nacionale. Kështu na i bënë punët këta udhëheqësit tanë që ishin deri më 14 shkurt 2021 e që shumë mirë u bë që më nuk janë e nuk do të jenë kurrë më në pushtet , sepse e dëmtuan aq shumë shtetin e Kosovës saqë edhe në tabela të makinave dukej haptas një jonormalitet. Posaqërisht në pjesën veriore të Kosovës, e që Albin Kurti tani pas 23 vjetëve po e kthen në gjendje normale”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat