Deputetit francez që po flet “zi e terr” për Kosovën dhe shqiptarët i vjen një kundërpërgjigjje e ashpër!

Politika

Deputetit francez që po flet “zi e terr” për Kosovën dhe shqiptarët i vjen një kundërpërgjigjje e ashpër!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 30 tetor 2022 Në ora: 20:25
Nicolas Bay

Ka disa ditë që politikani francez i të djathtës ekstreme Nicolas Bay që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian me anë të disa videove ka ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bay me anë të një video të publikuar nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, UÇK-në e quan terroriste.

"Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së", shkruan ai në Twiiter.

Për të mos mjaftuar ai gjatë ditës së djeshme ka vizituar Prizrenin, duke e quajtur si ‘qytet i mbretërve serbë’.

Përmes një cicërime në Tëitter, Bay thotë se Prizreni u okupua nga shqiptarët myslimanë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai për gazetën thotë që deklarata e deputetit francez është thjeshtë llomotitje pasiqë Prizreni ka qenë më shqiptarë dhe se nuk kanë arritur asnjëhere serbët ta serbozuan Prizrenin.

Pavarësisht llomotitjeve ngado që vijnë Prizreni ka qenë shqiptar, serbët kanë ardhë dhe kanë gjetë shqiptar. Aty kanë ngritë mbretërinë, por nuk e serbuzuan dot asnjëherë Prizrenin shqiptar”, u shpreh analisti.

Tutje, ai thotë që Serbia është dëbuar përfundimisht nga Kosova.

Serbët e miqtë e tyre e vajtojnë Prizrenin por Serbia është dëbuar prej Kosovës përfundimisht, për shkakun se nuk e serbizoi dot Kosovën as shqiptarët”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat