Zbatimi i vendimit për targat, a do të ketë tensione në veri?/ Eksperti i sigurisë vjen më një paralajmërim!

Politika

Zbatimi i vendimit për targat, a do të ketë tensione në veri?/ Eksperti i sigurisë vjen më një paralajmërim!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 31 tetor 2022 Në ora: 08:05
Albin Kurti

Apelet e ndërkombëtarëve nuk e kanë bindur Albin Kurtin që ta shtyjë afatin e ri-regjistrimit të targave, që merr fund në 31 tetor. 

Kryeministri i Kosovës deklaroi sot nuk do të ketë shtyrje të mëtejshme, pavarësisht frikës së një lëvizje e tillë mund të rindezë tensionet me serbët. 

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës. 

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor. 

Image
Drizan Shala

Në lidhje se a mund të ketë tensione në veri pas fillimit të zbatimit të vendimit për targat, për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala. 

Ai u shpreh se qytetarët serb në veri të vendit do të vazhdojnë t’i përdorin targat të lëshuars në Serbi dhe tensionet priten të rriten pas periudhës qortuese që ka marr vendim qeveria. 

“Sa i përket situatës së statues qou e cila doli si rezultat i një presioni diplomatik por që rezultati nga ky presion ku qeveria mbeti stoik nuk ndryshojë në thelb situatën e targave, por e shtyu për një periudhë 6 mujore. Qytetaret serb në veri të vendit do të vazhdojnë t’i përdorin targat të lëshuara në Serbi dhe tensionet priten të kenë pas periudhës qortuese që ka marr vendim qeveria”, u shpreh ai. 

Eksperti më tej thotë që targat do të jenë një pikë që do të na përcjell deri në fund të vitit apo edhe fillim, derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare. 

“Pra targat janë dhe do të jetë një pikë që do të na përcjell deri në fund por edhe fillim vitit me shpresë që deri atëherë do të kemi një zgjedhje të pranueshëm të bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë”, përfundoi Shala për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat