Profesori nga Amerika tregon se ҫfarë i ndodhi Besnik Bislimit në Serbi, bën thirrjen urgjente nga ndërkombëtarët

Politika

Profesori nga Amerika tregon se ҫfarë i ndodhi Besnik Bislimit në Serbi, bën thirrjen urgjente nga ndërkombëtarët

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 31 tetor 2022 Në ora: 09:46
Besnik Bislimi

Profesori nga Amerika dhe publicisti Binak Maxharraj në një shkrim dërguar ‘Bota sot’ ka komentuar deklaratën e Ivica Daҫiҫ, i cili thotë se ‘Besnik Bislimi është qytetar i Serbisë.

“O ju ndërkombëtarë kah do që jeni po pse aq fortë e ëmbël po ia përkëdhelni faqet e ndyta të Serbisë. Po, a ledhatohet bre Serbia me fytyrë dreqi, një e pa besë që rrenën dhe mashtrimin e ka të hunda. Më të nuk mund të merreni vesh kurqysh, bash kurqysh, sa më shumë që e përkedhelni ajo aq më shumë shkon kah Rusia. Edhe tash kur Rusia është në luftë për gllabërimin e Ukrainës Serbia i rrinë afër, nuk ndahet nga ajo. E do më shumë se krejtë Evropën sepse janë vëllezër të një gjaku”, thotë Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Profesori thotë tutje se, ‘Serbia është jo me dy fytyra, por e pafytyrë, e ka fytyrën herë te dreqit, herë te majmunit, sepse vetë e kanë prejardhjen nga Karpatet e Rusisë, pra nga malet e majmunave ku rrinë edhe dreqërit’.

“Serbia është e pa besë, ajo nuk din se çka është besa, është mashtruese dhe të tradhtonë në çdo kohë. Hiq nuk e mbanë fjalën. E sakët dreqerit dhe majmunët nuk kanë fjalë. Merresh vesh me të si me një dreqen, a merr vesh gjë dreqi jo fare asgjë. Këtë më së miri e tregon ajo se çka i ndodhi z/kryeministrit Besnik Bislimi i cili i cili me lejen dhe me dokumenta në rregull ia mësyu Beogradit ku po mbahej Konferenca e cila për temë diskutimi kishte raportet në mes te shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Pasiqë e kaloi kufirin me telashe vazhdoi rrugën nepër Serbi, por pa vërejtur e përcillnin hijenat, siluetat ҫetnike. Kur arriti pak para se me hy në Beograd në serbisht i thanë: “ndalu nuk bën tw vazhdosh, duhesh të kthehesh pas, anipse me letra ishte në rregull”. Por mbase në ato letra qetnikët serb ishin revoltuar kur në to shkruante shteti, Republika e Kosovës, anipse me marrëveshje ishin marrë vesh për diçka të tillë. Por pasoi edhe arsyetimi tjetër kur i thanë  se nuk jemi në gjendje të sigurojmë sigurinë e tij”, thotë Maxharraj.

Profesori thotë tutje se, edhe me e tmershme është ana tjetër e këtij rasti lidhur me Besnik Bislimin e deportuar dhunshëm nga Serbia në Kosovë. E pyeten gazetarët diplomatin e posazgjedhur në qeverin e re te Serbisë Ivica Daçiqin, kriminelin ordinar dhe zëvendesin e santrapit, kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq se si ndodhi që z/kryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi që të kthehet dhunshëm nga Serbia ne Kosovë.

“Ivica Daçiq u zu keq, apo ndoshta u bë budall edhe siç është, kur deklaroi para mediave se fare, bash hiç nuk ështe i njoftuar me rastin, pra me kthimin e kryenegociatorit Bislimit, por ai me pafytyrësinë e tij të njeriut të poshtër theksoi se ani çka Besnik Bislimi është qytertar i Serbisë, që na jep të kuptojmë se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe se të gjithë qytetarët e Kosovës qenkan qytetar të Serbisë.

Por, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq edhe me parë kishin diagoluar më kryenegociator tq Kosovës e në veçanti me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, por si duket dy negociatorët gjatë dialogimit ua kishin lënë ëmbël në kërkesat e tyre ndaj Kosovës, s’kishte reciprocitet, kishte marrëveshje për Asociacionin një etnik serb me kërkesa ekzekutive, marrëveshje dhe dhënin tokat kishave serbe, e shumë marrëveshje tjera në dobi te Serbisë dhe mu për këtë arsye Daçiqin e Vuçiqin i ka marrë malli t’i kenë përsëri në dialog Thaçin e Mustafën sepse me ata luan si te donin merrni çka te donin, kurse kjo më nuk po u shkonë me qeverin Kurti II, i cili për Daçiqin dhe Vuçiqin është tmerri dhe ferri i tyre, i ka bërë të flasin me vetën sepse Kurti nuk është as Thaçi e as Mustafa me ua bërë lepe, lepe braqo”, thekson ai.

Sipas Maxharrajt, për këtë arsye Sebia, por edhe në bashkëpunim me snatrapin tjetër shqiptar Edi Ramën, më kreret liderë të opozitës se Kosovës janë bërë tok në orvatjet për rrëzimin e qeverisë Kurti, për çka thuhet se Serbia ka derdhë miliona dollarë për rrëzimin e Kurtit.

“Por, është zor të rrëzohet ai është më i fortë Daçiqet, Vuçiqet, është më i fortë edhe në raport me krerët lideruca të Kosovës. Nuk mund e rrëzojnë sepse Albin Kurti është një vullkan që posa ka nisë të shpërthej, është një zerzeve, është një furtunë me stuhi që vishin përpara çdo kënd që i del në rrugë sepse është me zemër i pastër si loti, nuk është i shantazhuar dhe askush nuk mund të i shantazhoi, sepse primare e ka vendin e vetë Kosovën të cilën nuk lejon askush ta prek, e le më ta dëmtoi”, thekson Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat