Propozimi franko-gjerman me “bombë të kurdisur”/ “Opozita nuk duhet ta demantojë vetën si në rastin Grenell”

Politika

Propozimi franko-gjerman me “bombë të kurdisur”/ “Opozita nuk duhet ta demantojë vetën si në rastin Grenell”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 31 tetor 2022 Në ora: 18:42
Kuvendi i Kosovës

Qeveria e Kosovës e pat vendosur 31 tetorin si afat të fundit për riregjistrim të makinave me targat ilegale serbe në RKS- Republika e Kosovës.

Sipas planit të ri, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë masë qortuese për pronarët e makinave me targa serbe dhe nga 21 nëntori deri më 21 janar do të ketë gjobë, e cila tashmë është caktuar të jetë 150 euro.

Por, nga presioni i madh i ndërkombëtarëve, Qeveria përsëri nuk hoqi dorë nga data 31 tetor, dhe vendosi që ta përshkallëzojë me disa kushte për zbatimin e tyre.

E nga ana tjetër edhe opozita po i kërkon Qeverisë që ta shtyjë afatin për zbatimin e vendimit për targa për shkak të reagimeve të SHBA-së dhe BE-së, të cilat shfaqën shqetësimin e tyre, që nuk u përmbush kërkesa e Kuintit, për një shtyrje të re prej 10 muajve, dhe që pretendohej që kjo çështje të zgjidhej me arritjen e një marrëveshje të përgjithshme, Kosovë-Serbi, që sipas nesh dhe SHBA-ve, duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.

Ahmeti: Opozita duhet të jetë konstruktive e jo konformiste përballë presioneve nga jashtë

Analisti Hidajet Ahmeti deklaron se opozita duhet të jetë konstruktive e jo konformiste përballë presioneve të jashtme.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, ajo nuk duhet ta demantoj veten edhe në këtë rast si me rastin e Grenellit.

Opozita duhet të jetë konstruktive e jo konformiste përballë presioneve nga jashtë, pasi Kosova dhe institucionet e saj po veprojnë konform kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Politika amerikane nuk ndryshon, pasi edhe zyrtarët amerikan e bën të qartë se Qeveria po vepron me të drejtë d.m.th. në mënyrë indirekte e përkrahi një vendim të tillë, por ata po vlerësojnë që shtyrja e zbatimit të vendimit mund të prodhojë efekte pozitive për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore në të ardhmen. Opozita nuk duhet ta demantoj veten me këtë logjikë si në rastin Grenell”, thotë ai.

Burjani: Kërkesa e fundit për shtyrje edhe atë plotë 10 muaj ishte pak si jo serioze

Juristi Blerim Burjani thotë se është koha që edhe ndërmjetësuesit duhet ta dinë se Kosova është shtet dhe ai presioni për shtyrje të afatit për aq gjatë ishte pak si i tepërt dhe joserioiz.

Image
Blerim Burjani

Madje, ai përmend edhe propozimin për marrëveshje, franko – gjerman, për të cilin thotë se është pa zgjidhje finale me konflikt të hapur apo me bombë të kurdisur për të lënë hapur mundësinë e luftës.

Kosova është shtet, shtyrja njëherë për të zbatuar marrëveshjen kishte kuptim, por kërkesat e vazhdueshme dhe kjo e fundit përsëri për shtyrje edhe atë plotë 10 muaj ishte pak si jo serioze, pra mendoj që duhet pas në konsideratë se Kosova është shtet, SHBA janë miqtë më të mëdhenj apo partneri ynë më besnik ndërkombëtar po sikur edhe BE-ja, por loja e vazhdueshme e Serbisë, edhe ata e dinë se po mundohen edhe t’u përshtaten interesave dhe kërkesave serbe, të cilat nuk duan të bëjnë gjë me pakicën serbe, por duan territorin e Kosovës. Kjo është shumë absurde pasi që bisedimet qe 11 vjet po rezulton të jenë bërë kot, pa zgjidhje përfundimtare. Paramendoni propozimin franko - gjerman pa zgjidhje finale (pa njohje reciproke) me konflikt të hapur apo me bombë të kurdisur për të lënë hapur mundësinë e luftës. Kjo është e papranueshme. Me propozime të kësaj natyre, për të shtyrë konfliktin apo për të ngrirë atë për disa vite e prapë gjendja të mbetët e njëjtë. Kjo e dëmton rëndë mundësinë e arritje së ndonjë marrëveshje ndonjëherë”, shprehet Burjani.

Ai shpreh çudinë për gjithë këtë tolerancë që po e tregon bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë, duke shtuar se targat janë problem teknik e jo dramatik siç po e bën Serbia.

Targat janë problem teknik e që Serbia po e shndërron në dramatik, për shkak se nuk është e interesuar të bëj zgjidhje, por të mbaj tensione lufte për secilin hap që Kosova e ndërmerrë. Është çudi me këtë tolerancë që po tregohet ndaj Serbisë.

Kjo nuk ka kuptim më, të gjithë e dinë në bashkësinë ndërkombëtare që loja për të josh Serbinë, për ta ndarë nga Rusia është cirk. Problemi rus e serb është politikë pan-sllaviste dhe religjioze, pra kjo nuk mund të ndodhë se kisha nuk është nga politika, as Serbi e as në Rusi”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat