Dyshimet e Mehmetit: Ja çfarë po tenton Hashim Thaçi nga Haga

Politika

Dyshimet e Mehmetit: Ja çfarë po tenton Hashim Thaçi nga Haga

Nga: P.R Më: 31 tetor 2022 Në ora: 21:45
Hashim Thaçi

Sipas Bilall Sherifit, i cili është sekretar i përgjithshëm i Nismës, në Partinë Demokratike të Kosovës ka njerëz në PDK që e duan kthimin e Fatmir Limajt si kryetar i kësaj partie.

“Jo. Unë mund të konfirmoj që nuk ka asgjë formale, zyrtare. Çfarë flasin njerëzit, unë nuk kam të drejtë as t’i kundërshtoj, po se ka shumë njerëz të PDK-së që e duan Fatmir Limajn kryetar”, deklaroi Sherifi.

Se Limaj duhet të kthehet në PDK, ditë më parë e tha edhe ish-nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja.

“Gjithsesi të hapet për të rinjtë dhe që e kanë disponimin, të kthehen e të vijnë. Unë kam një parim, që pavarësisht se njerëzit çfarëdo partie janë, unë kur i kam shokë e miq, partitë i futi nën tavolinë kur bisedoj dhe pij kafe me ta. S’iu kam thënë asnjëherë që vinë apo të kthehen në PDK. S’ka qenë keq që të kthehet në parti dikush që ka gabuar dhe ikur nga partia”, u shpreh Ramë Buja.

Por sipas analistit politik, Faton Mehmeti, kthimi i Limajt në PDK është vetëm një ëndërr e kreut të Nismës.

Image
Faton Mehmeti

“Ëndrra e Limajt besoj se do të mbetet vetëm ëndërr, jo se tjerët në PDK janë më të mirë se Limaj, por se inatet mes veti e bëjnë të vështirë një gjë të tillë. Gjithsesi të dyja palët janë njësoj, të etur për tu kthyer në kohën e tenderëve. Kombinimi Limaj-PDK do të ushte fatal për vendin, ndonëse e shoh të vështirë ardhjen e tij në PDK”, dekalron Mehmeti.

Ai thotë se në është Hashim Thaçi, ai cili nga Haga po tenton kthimin e Fatmir Limajt në PDK, të cilin dikur e kishte numër 2 në PDK.

“Thaçi e ndjen se ka borxh ndaj Limajt, të cilin e mbante numër 2 të PDK, por në fund stafetën ia dorëzoi Kadri Veselit. Tani në Hagë, Thaçi e ndjen se është koha për të "kthyer borxhin"”, thekson Mehmeti, i cili e quan politikan të dëstuar Fatmir Limajn.

“Limaj i takon një gjenerate të dështuar në PDK, çka nënkupton se PDK me apo pa Limajn është dështim”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat