‘Ethet’ e dialogut/ Ramiz Lladrovci tregon zgjidhjen: Ja si mund të qartësohet situata!

Politika

‘Ethet’ e dialogut/ Ramiz Lladrovci tregon zgjidhjen: Ja si mund të qartësohet situata!

A.Morina Nga A.Morina Më 31 tetor 2022 Në ora: 22:25
Ramiz Lladrovci.

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të jetë ende një temë e ‘nxehtë’.

Siç duket, lufta e Rusisë në Ukrainë, ka bërë që ndërkombëtarët të kthejnë ‘kokën’ nga Ballkani Perëndimor, për parandalimin e një konflikti tjetër.

Kësisoj, prioritet për BE-në për pak kohë është bërë dialogu Kosovë-Serbi.

Në vazhdimësi, ka udhëtime dhe vizita të përfaqësuesve evropian në Kosovë dhe Serbi.

Për dialogun Kosovë-Serbi për “Bota sot” foli Ramiz Lladrovci.

Ai vlerëson se BE nuk ka fuqi ta detyrojë Serbinë të na njoh si shtet.

Sipas tij, pa përfshirjen e Amerikës nuk do të ketë marrëveshje të shpejtë dhe të duhur.

“Konsideroj se Evropa nuk e ka as fuqinë, e as mundësinë ta detyrojë Serbinë për marrëveshje finale. Pa faktorin amerikan, nuk pres zgjidhje as të shpejtë, as të duhur. Serbia nuk e kupton gjuhën e barazisë në detyrime dhe përgjegjësi për marrëveshjen, nuk e kupton të drejtën tonë, e as nuk pres të heqin dorë nga mendësia e tyre kolonialiste, por, me angazhimin amerikan, pres t’ju qartësohet agjenda”, deklaroi Ramiz Lladrovci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat