“Armët vdekjeprurëse amerikane”/ Vjen kundërpërgjigja ndaj ‘kërcënimeve’ të Putinit: Rusia do të zhduket nëse ndodhë kjo gjë!

Politika

“Armët vdekjeprurëse amerikane”/ Vjen kundërpërgjigja ndaj ‘kërcënimeve’ të Putinit: Rusia do të zhduket nëse ndodhë kjo gjë!

A.Morina Nga A.Morina Më 31 tetor 2022 Në ora: 23:18
Vladimir Putin

Tash e sa muaj, po vazhdon lufta dhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrianës.

Sulmet dhe bombardimet nuk po i lënë të qetë ukrianasit.

Përveç krimeve në Ukrainë, Putini po kërcënon botën me përdorim të armëve bërthamorë, gjë që do ishte fatale për të gjithë.

Kjo gjë ka nxitur reagime dhe shqetësime të shumta ndërkombëtare.

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një prononcim për “Bota sot’ komentoi këto kërcënime për luftë bërthamore.

Sipas Fehlinger, këto janë kërcënime të ekzagjeruara, kjo pasi armët bërthamore amerikane janë shumë më të avancuar, kurse armët ruse punojnë në teknologjinë e viteve 1980.

“Kërcënimet bërthamore janë shumë të ekzagjeruara. Armët bërthamore amerikane funksionojnë 100% dhe janë vdekjeprurëse dhe të sakta. Armët bërthamore ruse po punojnë në teknologjinë e viteve 1980 dhe mirëmbahen keq nga një kleptokraci e paaftë, e korruptuar. Në një luftë gjithëpërfshirëse bërthamore Rusia do të zhduket dhe vetëm pak raketa ruse do të arrijnë në Amerikë”, deklaroi ai.

Image
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger

Mirëpo, eksperti austriak potencoi përdorimi i armëve çon në reagime të pakontrollueshme dhe për këtë arsye nuk është një opsion në luftë.

Ai shtoi se biseda për sulme bërthamore është boshe, e pamatur dhe deri në një qëndrim të kotë që synon të ndajë publikun në Evropë.

“Fatkeqësisht, Evropa do të jetë fusha e betejës, por pasi oligarkët rusë kanë investuar triliona në Evropë dhe kanë familjet e tyre në Evropë, nuk mendoj se ata duan t'i japin fund Evropës. Me pak fjalë nuk do të ketë luftë bërthamore. Ekziston një arsye pse nuk u përdorën armët bërthamore që nga viti 1945 në një luftë. Përdorimi i tyre çon në reagime të pakontrollueshme dhe për këtë arsye nuk është një opsion në luftë. Pasi askush nuk e sulmon Rusinë, nuk ka asnjë arsye për t'i përdorur ato. Udhëheqësi i fundit sovjetik rus që luajti me “Armagedonin” bërthamor si Stalini në 1953 dhe Hrushçovi në 1963, u hoqën nga pushteti edhe nga instinktet e mbijetesës së bashkëmoshatarëve të tyre sovjetikë. Dhe të mos harrojmë se SHBA-ja është një superfuqi e teknologjisë së shekullit të 21-të dhe Rusia nuk mund të fitojë as ndaj Ukrainës. Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik. Rusia është një shtet i dështuar në rënie të plotë. Biseda për sulme bërthamore është boshe, e pamatur dhe deri në një qëndrim të kotë që synon të ndajë publikun në Evropë. Nuk do të funksionojë. Do të qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën deri në fitore”, theksoi Fehlinger.

Ai kërkoi që të jenë të bashkuar me Ukrianën në mënyrë që t’i bëhet ballë Rusisë.

Madje, eksperti dha edhe detaje për datën kur mund të përfundojë lufta.

“Duhet të jemi më të bashkuar për të fituar dhe do ta bëjmë. Ukraina tani po e çliron rajonin e Khersonit dhe do të çlirojë pjesën më të madhe të rajonit Kherson dhe Zaporizza këtë vit. Nëse Gjermania dorëzon tanket Leopard, Mariupol do të çlirohet deri në fund të këtij viti. Lufta filloi në vitin 2014 dhe do të vazhdojë derisa Rusia të largohet nga e gjithë Ukraina, përfshirë Krimenë. Mënyra e vetme për t'i dhënë fund luftës është mposhtja e Rusisë dhe futja e Ukrainës në NATO.

Lufta do të vazhdojë në vitin 2023 dhe do të përfundojë në tetor 2023 me një disfatë dërrmuese të Rusisë”, përmbylli Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat