“Deklaratë folkloristike”/ Kjo është kundërpërgjigjja e ashpër për Çitakun pasi kritikoi kryeministrin Kurti!

Politika

“Deklaratë folkloristike”/ Kjo është kundërpërgjigjja e ashpër për Çitakun pasi kritikoi kryeministrin Kurti!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 nëntor 2022 Në ora: 08:05
Albin Kurti dhe Vlora Çitaku

Një nga temat më të përfolura ditëve të fundit mbetët deklarata që zëëdhënsja e PDK-së, Vlora Çitaku bëri kundrejt kryeministrit Kurti.

Çitaku ka thënë se Kosova nuk është e kryeministrit, Albin Kurtit.

Ajo përmes një postimin në Facebook të dielën ka shkruar se “Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpia jonë e përbashkët”.

Ka thënë se qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetshme.

Opozita e mëhershme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërruar në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje. Nuk guxojmë të biem në atë grackë. Kosova e ëndrrave tona ka me u jetësu”, ka shkruar ajo.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai për gazetën tha që Çitaku është zëdhënsja e “PRONTO”-s, dhe se nuk ka të drejtë të flas pasi për 20 vite ka vjedhur shtetin tonë.

Sipas tij kjo deklaratë tregon që PDK është duke kaluar në një krizë të thellë.

Zëdhënsja e “Pronto” paska lëshuar zërin e mekur të debaklit të 14 shkurtit. Këta që Kosoën nuk e trajtuan si shtëpi, ku duke plaçkitur me çdo kusht dhe sa më shpejt, tash nuk kanë të drejtë as të bëhen kinse janë bërë merak për “Kosoëën, shtëpija jonë e përbashkët”. Deklaratë folkloristike me përmbajtje aspak reale, dëshmon për krizën e thellë që ka kapluar PDK”, u shpreh ai.

Analisti më tej thotë që këta që e patën rastin me fol i kishin duart e zëna me hajni, tani të heshtin, e dimë kush janë.

Vlora Çitaku ska të drejtën aspak të flet, ajo duhet të heshtë, populli ua dha atyre që janë në pushtet të drejtën për me fol. Këta që e patën rastin me fol i kishin duart e zëna me hajni, tani të heshtin, e dimë kush janë”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat