Frika e tmerrshme e opozitës nga Qeveria Kurti!

Politika

Frika e tmerrshme e opozitës nga Qeveria Kurti!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 1 nëntor 2022 Në ora: 10:28
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës, është duke punuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.

Tashmë kemi pa dhjetëra aksione në tërë territorin e Kosovës, ku Policia e Dogana kanë zhvilluar aksionet e tyre kundër këtyre dukurive.

Lufta kundër krimit të organizaur dhe korrupsionit por edhe kontrabandës po vazhdon pa u ndalur në ansnjë moment nga institucionet shtetërore.

Mirëpo këtë luftë të Qeverisë opozita është duke e kritikuar në vazhdimësi.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, opozita po sillet shumë ashpër, po tregohet e frikshme dhe e pa durueshme.

Sipas tij Qeveria, po sillet ashtu sikur që i ka dhënë premtimet e saja para elektoratit, se do ta ketë në prioritet për ta luftuar krimin e organizuar dhe krimet tjera në përgjithësi në këtë mandat, përmes ligjeve që po priten të miratohen.

Image
Hajrullah Tërnava

“Nuk është pra rastësi pse kjo qeveri e ka vendosur top prioritet ligjin e Vettingut, dhe Ligjin mbi konfiskimin e pasurive të pajustifikuara, dhe po kërkohet zbatimi i ligjeve në fuqi që janë, prandaj disa nga opozitaret qe një kohë të gjatë ishin në pushtet dhe e qeverisën këtë vend në mënyrën sikur që ditën ta qeverisin, dhe e sollën këtë vend në këtë situatë të mjerueshme, që të rinjve iu ka humbur shpresa me jetua këtu ne Kosovë, dhe ditë e përditë po migrojnë në shtete të ndryshme për një perspektivë më të mirë dhe ekzistencë, prandaj Kosova me të madhe po zbrazet”, shprehet Tërnava.

Sipas tij, përpjekjes për ta reformuar sistemin e drejtësisë dhe për ta pastruar atë nga krimi i organizuar, tani po i shpallë luftë të ashpër opozita e bashkuar pa maska.

“Opozitarëve nuk ju shkon për shtati një sistem i drejtësisë i reformuar dhe instalimi i llogaridhënies para ligjit për të gjithë prandaj nuk pajtohen me nismën e Qeverisë për për ta pastruar sistemin nga strukturat e parapolitikës së SHIK-ut dhe nëntoka kriminale që e kanë kapur thellësisht drejtësinë e Kosovës për dy dekadat e kaluara, duke i mbrojtur të gjithë të korruptuarit dhe të pasuruarit në kurriz të qytetarëve e me shpërdorim të buxhetit të shtetit”, thotë ai.

Tërnava shprehet se, opozita do të barrikadohet kundër reformave në drejtësi.

Sipas tij, është pikërisht frika e ish pushtetarëve, për dikën me dekada në pushtet, që janë pasuruar e korruptuar, duke krijuar pasuri milionëshe e miliardësh që nuk mundën për ta mbrojtur dhe arsyetuar.

“Nëse kjo qeveri ju përmbahet premtimeve që ua ka dhënë elektoratit para zgjedhjeve, dhe e lufton krimin në përgjithësi në mënyrë ligjore, pavarësisht aktorëve për të cilët bëhet fjalë si shkelës të ligjeve për tu pasurua, sikur që ia kanë arritur qëllimit, kjo qeveri do të mbahet në mend për të mirë dhe elektorati prapë ka për të ja besuar votën në zgjedhjet e ardhshme. Me veprimet në funksion të sundimit të ligjit shtetit të Kosovës do t’i kthehet reputacioni pozitiv ndërkombëtar, dhe shumë shpejtë Kosova do të gjendet edhe në mesin e shteteve anëtare të BE-së”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat